Disa mënyra për gjumë më të mirë

Këshilla mjekësore

Disa mënyra për gjumë më të mirë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Agjendat plot stres në punë, shkollë dhe jeta dinamike, e lënë shumicën prej nesh të lodhur gjatë tërë ditës.

Edhe pse do të mendonit që kjo ditë e lodhshme do t’iu lërë pa gjumë gjatë natës, ka disa mënyra me anë të të cilave mund t’i kontribuoni një gjumi të mirë.

Këto janë pesë gjëra që mund t’i bëni për gjumë më të mirë:

Bëjeni një orar gjumi

Mund të jetë e vështirë që t’i aranzhoni ditët tuaja dhe të flini gjithmonë në të njëjtën kohë, por për një gjumë të mirë provojeni një banjë të ngrohtë, dëgjoni muzikë relaksuese dhe meditoni.

Mos e përdorni telefonin

Studimet vazhdimisht e tregojnë se nëse e përdorni telefonin para se të flini, kjo e dëmton kualitetin e gjumit tuaj. Lëreni telefonin sa më larg që të mundeni.

Ushtroni vazhdimisht

Benefitet e ushtrimeve, janë të pafundme. Edhe pse e lidhim të bërit palestër me përpjekjet për të rënë në peshë, benefitet e fitnesit janë të shumta dhe njëra ndër to është edhe gjumi i mirë. Provoni të ushtroni të paktën nga 30 minuta në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat