Çfarë sasie të lëngjeve duhet të pini kur jeni të sëmurë?

Këshilla mjekësore

Çfarë sasie të lëngjeve duhet të pini kur jeni të sëmurë?

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 21:37
Ilustrim

Gjithkush e ka dëgjuar këshillën që, kur jemi të sëmurë, duhet të konsumojmë shumë lëngje, qoftë ujë ose çaj të nxehtë, që te mos dehidrohemi. Megjithatë, sa është sasia e lengjeve që me të vërtetë kemi nevojë kur jemi të sëmurë?

Edhe pse mjekët rekomandojnë marrje të shumtë të lëngje, kur jemi të sëmurë, e vërteta është se nuk ka prova të forta se pirja e sasive të mëdha të ujit ndihmon te çdo lloj i sëmundjeve.

Është normale humbja e një sasie më të madhe të lëngjeve se zakonisht kur jemi të sëmurë, e cila ndodh për shkak të vjellave, diarresë dhe në rast të temperaturës së lartë, djersitjes. Përveç kësaj, metabolizmi mund të përshpejtohet për shkak se trupi është nën rritjen e nivelit të aktivitetit. Kur jeni të sëmurë, ndoshta keni nevojë për hidrim shtesë ashtu që niveli i lëngjeve në trup të jetë i balancuar.

Mungesa e lëngjeve mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet, ndërsa të sëmurët ndoshta nuk mund të vërejnë shenja të lehta të dehidrimit të tilla si buzët e thata, lëkura e thatë, dhimbja e kokës, lodhje dhe zvogëlimi i urinimit, sepse ata do të mendojnë se kjo është për shkak të sëmundjes. Dehidrimi mund të jetë edhe pasojë e asaj që kur jemi të sëmurë, nuk na e do as ushqimin e as pirjen.

Megjithatë, futja e ujit të mjaftueshëm nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në infeksion ose për në shërim. Lëngjet është e nevojshme të merren për shkak të rivendosjes së ekuilibrit në mes të elektroliteve dhe vëllimit të gjakut – dhe në këtë mënyrë hidrimi na ndihmon kur jemi të sëmurë.

Disa sëmundje mund të shterrojnë furnizimin e hormoneve anti-diuretike që redukton eliminimin e ujit në trup dhe mund të çojë në shpërndarjen e natriumit në gjak. Në kushte të tilla, mjekët paralajmërojnë se pirja e sasive të mëdha të ujit nuk është zgjidhje.

Për shumicën e njerëzve është e rekomanduar që në baza ditore të pijnë tetë gota ujë prej dy decilitrash, qoftë të sëmurë apo jo, por kjo shumë mund të rritet pak, nëse nuk ndjeheni mire apo keni inflamacion.

“Çështja kryesore është tek aplikimi me masë dhe përdorimi i aftësitve të ndërgjegjësimit. Dëshironi që trupit tuaj t’i jepni atë çfarë ka nevojë për t’u shëruar dhe për të rezistuar sëmundjen. Prandaj, përqëndrohuni në mbajtjen e marrjes normale të lëngjeve dhe për të kompensuar atë që keni humbur, por mos e teproni dhe të pini shumë sasi të çdo lloji të lëngjeve”, këshillon Laura Cristine Lee, mjeke në spital Kings College në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat