Si të shpëtoni nga dhimbja e tmerrshme e kokës, pasi keni pirë disa gota verë

Këshilla mjekësore

Si të shpëtoni nga dhimbja e tmerrshme e kokës, pasi keni pirë disa gota verë

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 22:52
Ilustrim

Ka një arsye përse në mëngjes nuk ndiheni mirë.

Për çdo ekspert, zgjidhja ndaj dhimbjes së kokës pas një natë të çmendur, është të pish më pak verë. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se në të vërtetë ka një arsye legjitime përse na dhemb koka kur pimë verë.

Vinepair, një faqe e specializuar për verën dhe efektet e saj, shkruan se shkaktarët kryesorë janë elementët kimikë: tanina, histamina dhe sheqeri.

Tanina është një antioksidant që gjendet tek lëkura dhe rrënjët e rrushit dhe ajo është përgjegjëse për ndjesinë e thatë që mbetet në gojë pas shijimit të një gllënjke vere.

Një element tjetër është sheqeri. Kur përzihet me alkoolin, trupit i duhet një sasi e madhe uji për të realizuar procesin e kombinimit të dy substancave. Kështu që, nëse nuk pini ujë gjatë gjithë kohës, në mëngjes do të vuani pasojat.

Por, si mund ta shmangim dhimbjen e kokës?

Disa nga mënyrat janë: të pini dy filxhanë kafeje të fortë, para se të dilni nga shtëpia.

Për ata që janë alergjikë, sugjerohet të merren tableta antihistaminë.

Ndërkohë, edhe gjatë procesit të pirjes, duhet të pini më ngadalë dhe të zgjidhni verë me nivel të ulët sheqeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat