Kështu eliminoni aromën e hudhrës dhe qepës

Këshilla mjekësore

Kështu eliminoni aromën e hudhrës dhe qepës

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 20:23
Qepa dhe hudhra

Shpesh herë, shumica nga ne rezervohen nga konsumimi i hudhrave ose qepëve duke menduar në aromën e pakëndshmë që ato na e lënë pas për një kohë të gjatë.

Më poshtë janë disa mënyra se si mund ti konsumojmë këto produkte shumë të shëndetshmë dhe më pas të eliminojmë erën e tyre.

1. Mbusheni një lugë me mustardë  dhe përhapeni atë nëpër gojë

Prit një minutë përpara se ta nxjerrësh sërish.

Herën e dytë mbushe lugën përgjysmë dhe përtypë që ta arrijë deri në stomak dhe të elimonohet era nga origjina

2. Konsumo mente ose ushqime me mente që të freskosh erën e gojës.

Çamçakëzat me kanellë, ose mente ndihmojnë shumë.

3. Konsumo shumë lëngje. Çaji i gjelbër, limonata dhe uji ndihmojnë për të eliminuar erërat e këqija nga goja.

4. Laj dhëmbët pasi ha qepë, ose hudhra përreth 2 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat