Çaji i mollës ndikon pozitivisht në shërimin e disa sëmundjeve

Këshilla mjekësore

Çaji i mollës ndikon pozitivisht në shërimin e disa sëmundjeve

Më: 2 janar 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një nga më të mirët që ekziston.

Molla, jo pa qëllim, quhet “frut i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës.

Molla për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Ajo përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin.

Në mollë gjendet gjithashtu një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore.

Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza.

Ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë.

Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat