Gjithnjë e më shumë femra kanë dhembje të padurueshme në gjenitale, dhe për to nuk dimë asgjë!

Këshilla mjekësore

Gjithnjë e më shumë femra kanë dhembje të padurueshme në gjenitale, dhe për to nuk dimë asgjë!

Më: 7 janar 2017 Në ora: 10:13
Ilustrim

A e keni ditur që femrat mund të kenë dhimbje aq të mëdha në gjenitale sa që nuk mund madje as t’i veshin rrobat e brendshme?

Kjo është dukuri gjithnjë e më e shpeshtë, ndërkaq mjekët vështirë mund të zbulojnë këtë çrregullim të çuditshëm.

Shumica e femrave vuajnë nga dhembjet në zonën e tyre intime, mirëpo kryesisht për këtë thonë se shkaktar është cikli menstrual.

Megjithatë, shfaqen dhembje të ngjashme të cilat mund të jenë pasojë e sëmundjeve shumë më të rrezikshme.

Nëse ndieni dhembje të mëdha në vagjinë, e cila më së shpeshti manifestohet me djegie dhe therje, nuk është e thënë që patjetër të jetë fjala për dhembje të rregullta të cilat e shoqërojnë ciklin menstrual.

Në kohë të fundit gjithnjë e më shumë femra vuajnë nga vulvodynia, të cilat shquhen me dhembje të ngjashme. Shkaqet e saj janë të paqarta edhe për doktorët. Dhimbjet nuk lidhen me ndonjë infeksion, që duhet të mjekohet. Ato nuk lidhen me çrregullime nervore dhe me sëmundje të lëkurës.

Simptomat e saj janë shumë të mundimshme, sa nuk lejojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale, madje, gruaja nuk vesh dot as xhinse dhe nuk qëndron dot

Një studim i botuar në revistën American Journal of Obstetrics and Gynecology, konstaton se gratë me vulvodynia prodhojnë pak kimikate që shërbejnë për të bllokuar përgjigjen inflamatore të trupit, ndaj infeksioneve. Sapo fillon inflamacioni, trupat e këtyre grave e kanë të vështirë ta kufizojnë atë, gjë që çon në dhembje kronike, të cilat vazhdojnë edhe kur infeksioni ka kaluar.

Kërkuesit kanë gjetur edhe një anomali tjetër gjenetike, që i ekspozon këto gra ndaj një rreziku më të madh për infeksione kronike. Kështu edhe pse nuk ka shenja në indet sipërfaqësore, infeksioni kronik i padiagnostikuar nga myqet dhe bakteret, mund të qëndrojë në indet e thella të këtyre grave dhe të shkaktojë vulvodyninë.

Çfarë i ndihmon gratë me vulvodyni?
Së pari, zona gjenitale duhet të mbahet pastër. Gruaja duhet të veshë të brendshme pambuku gjatë ditës dhe të mos veshë asgjë natën. Të evitojë irritantët si parfumet, shampot dhe dushet vaginale. Pas pastrimit të kujdesshëm dhe tharjes me peshqirë, gruaja duhet të përdorë një zbutës lëkure, si vaji vegjetal dhe xheli petroleum, veçanërisht, përpara interkursës.

Barnat që përdoren lokalisht
– Përdorimi i një përzierje me anestetikë lokalë, në disa gra, ka patur rezultate të mira.
– Nga mund të merren antidepresantë SSRI. – Antikonvulsantët, gjithashtu, janë përdorur për mjekimin e vulvodynisë.
– Biofeedback dhe terapia fizike
– Mjekime më agresive. Përdoren injeksionet lokale dhe kirurgjia

Vetë-diagnostikimi dhe vetë-mjekimet në shtëpi, mund të ngatërrojnë dhe prishin kushtet për mjekim. Doktori duhet të dijë për çdo dhembje që ndjen gruaja dhe për çdo metodë mjekimi që gruaja përdor për të luftuar dhimbjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat