Çfarë shkakton mungesa e vitaminës D gjatë shtatëzënisë?

Këshilla mjekësore

Çfarë shkakton mungesa e vitaminës D gjatë shtatëzënisë?

Më: 15 janar 2017 Në ora: 23:03
Ilustrim

Gjatë fillimit të shtatëzanisë është shumë e rëndësishme marrja e suplementeve vitaminoze, ku ndër më kryesoret mund të përmendim vitaminën D.

Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e sistemit eshtror duke mundësuar absorbimin e kalciumit nga trupi ynë.

Një studim i fundit australian, i bërë nga University of Queenland, ka arritur në konkluzionin që mungesa e vitaminës D në 20 javët e para të shtatëzanisë rrit riskun e prekjes së fetusit nga autizmi.

Në këtë studim u analizuan 4200 kampionë gjaku të nënave shtatëzëna dhe fetuseve të tyre. 42 % e kampioneve shfaqën mangësi të theksuara të vitaminës D, e cila u përllogarit në vlerat e minus 25 nmol/L.

Sipas neurologut John Mc Grath, mungesa e vitaminës D krijon probleme të zhvillimit neurologjik të cilat i afrohen më shumë autizmit. Ai rekomandon konsumin e vitaminës D gjatë shtatëzanisë sikurse dhe atë acidit folik në mënyrë që të mos këtë raste të spina bifidas. Spina bifida është një anomali e cila shfaqet kur në një fetus shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht. Si rezultat palca e kurrizit nuk është e mbrojtur, del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që dalin nga ajo.

Ka pesë lloje të ndryshme të vitaminës D (D1, D2, D3, D3, D4 dhe D5), por vetëm D2 dhe D3 janë të vetmet lloje që trupi ynë mund t’i përdorë. Njeriu mund të prodhojë vetiu vitaminë D. Rrezet e diellit ultravjollcë-B mundësojnë prodhimin e vitaminës D në lëkurë. Nënat shatëzëna mund ta marrin vitaminën D në formë suplementi ose mund të kosnumojnë ushqime si : veza, salmoni, kërpudhat,qumështi, vaji i peshkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat