Pse nuk duhet të përdoren shkopinjtë për pastrimin e veshëve

Këshilla mjekësore

Pse nuk duhet të përdoren shkopinjtë për pastrimin e veshëve

Më: 16 janar 2017 Në ora: 18:36
Ilustrim

Për dekada me radhë, mjekët paralajmërojnë për rreziqet e përdorimit të shkopinjve për pastrimin e veshëve. Akademia Amerikane e Otorinolaringologjisë ka ndryshuar këshillat e saj mbi higjienën e veshëve dhe përsëri i bëri thirrje popullatës që të mos pastrojë veshët me shkopinj.

Këshillat e publikuara në botimin e këtij muaji në revistën e Akademisë Amerikane të Otorinolaringologjisë nuk përmbajnë shumë risi, ndërsa mesazhi është që në vesh nuk duhet vënë asgjë "më pak se bërryli", një lloj ironie që do të thotë – asgjë në vesh.

Mjekët pohojnë se të gjitha objektet që i fusim në veshë mund të dëmtojnë lëkurën delikate të kanaleve tona të veshit, daullen e veshit dhe kockat e veshit, sepse kjo mund të çojë në humbjen e dëgjimit, marramendje, kumbimin e veshëve dhe simptoma të tjera të lëndimeve të veshit.

"Në produkte shihet qartë një vizatim që tregon se shkopinjtë nuk duhet shtyrë në vesh apo kanalin e veshit. Përdorimi i një shkopi me pambuk për veshë mund të shtyjë dyllin e veshit edhe më thellë në kanal dhe kështu mund të dëmtojnë daullen e veshit", thuhet, ndër të tjera, në revistë.

Mjekët theksojnë se dylli i veshit mbron brendësinë e veshit nga depërtimi i pluhurit dhe baktereve, po edhe lëkurën e ndjeshme. Lëvizjet e zakonshme të nofullave si nga përtypja e ushqimit ose gjatë të folurit, bashkë me rritjen e lëkurës brenda kanalit të veshit zakonisht ndihmon në largimin e mbetjes së dyllit të veshit, i cili pas një dushi në banjo largohet plotësisht.

Duke përdorur shkopinjtë e pambukut, veshi humb mbrojtjen natyrore, prandaj duhe të jeni të kujdesshëm që shkopin t’a përdorni për të pastruar pjesën e jashtme të veshit, dhe në qoftë se keni problem me dyllin e tepërt, vizitoni një mjek të ORL-së, sepse fjala është për një organ të ndjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat