Shprehi të çuditshme: Urreni dikë kur mbllaçit? Nuk është kjo pa arsye…

Këshilla mjekësore

Shprehi të çuditshme: Urreni dikë kur mbllaçit? Nuk është kjo pa arsye…

Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:14
Ilustrim

Dikush afër jush ha sandviç apo mbllaçit çamçakëz, ndërkaq ato veprime ju ngrenë nervat? Nuk jeni të vetmit.

Tingujt, siç është mbllaçitja, i zemërojnë shumë njerëz, ndërkaq pas gjithë kësaj qëndron fenomeni i cili quhet mizofoni.

Personat të cilët mbllaçitin zëshëm derisa janë duke ngrënë nuk konsiderohen si më të sjellshmit në botë. Mirëpo nëse kjo ju bën nervoz deri në atë masë sa që të ikni nga lokali, problemi është tek ju, jo tek ata.

Edhe pse tingujt e përditshëm shumicës së njerëzve u janë të pakëndshëm dhe i bëjnë nervoz, në rastin e mizofonisë tingujt mund të çrregullojnë plotësisht jetën e njeriut.

Konsiderohet që nga mizofonia vuajnë deri në 20 për qind e popullatës, edhe pse mjekët aktualisht po debatojnë se a është fjala për çrregullim psikologjik.

Misophonia, thjeshtë do të thotë “zëra të urryer”. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje, kanë neveri tek zëra dhe tinguj specifik.

Këta mund të jenë zëra gjatë ngrënies (përpirja, përtypja, shpëlarja e gojës me lëng), fërshëllima, takat në dysheme, frymëmarrja e rëndë dhe shtypja në tastierë.

Si pasojë e këtyre tingujve, ata që vuajnë nga misophonia, mërziten shpejtë, irritohen apo bëjnë edhe veprime të papritshme.

Shërimi i kësaj sëmundjeje, mund të bëhet përmes vizitave tek psikologu, meqenëse e tëra është tek truri, e jo te shqisa e mirë e të dëgjuarit.

Kjo sëmundje, nuk është e lindur apo e trashëguar, por zhvillohet në adoleshencën e hershme.

Të sëmurët nga mizofonia kanë probleme me funksionimin në jetën e përditshme dhe largohen nga shoqëria, ndërkaq nga ai çrregullim gjoja ka vuajtur edhe Nikolla Teslla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat