Mos i injoroni këto shenja, janë paralajmërim i një sulmi në zemër

Këshilla mjekësore

Mos i injoroni këto shenja, janë paralajmërim i një sulmi në zemër

Më: 24 janar 2017 Në ora: 23:50
Ilustrim

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes në botën e zhvilluar, ndërsa infarkti është fatal në 30 për qind të rasteve. Shpesh ndodhin vdekje të papritura në javët pas stabilizimit të pacientit për shkak të një sulmi në zemër. Tek infarkti ndodhë dëmtimi i muskulit të zemrës, i cili krijon një shenjë të përhershme në këtë organ.

Ajo pjesë e zemrës mund të bëhet e paqëndrueshme duke prodhuar aritmi, të cilat mund të jenë të rrezikshme për jetën - takikardi ventriculare dhe dridhje ventriculare. Për këto arsye është e rëndësishme që me kohë të vërehen shenjat e sulmit të afërt në zemër, për t’a parandaluar atë ose të paktën të minimizohet, dhe kështu të shpëtohet jeta e njeriut.

Shumica e njerëzve që kanë përjetuar një sulm në zemër kanë simptoma deri në një muaj para incidentit, por shumica e tyre nuk i kanë kushtuar vëmendje. Ndërsa meshkujt janë më të prirur për dhimbje gjoksi, gratë shpesh përjetojnë vështirësi në frymëmarrje.

Tek burrat mund të ketë probleme me ereksion e që fajtori është tek ngushtimi i enëve të gjakut. Deri dy të tretat e rasteve e kanë vënë re këtë para ndalimit të zemrës. Gratë (rreth 70 përqind) janë më të prirura për ndjenjën e lodhjes së fortë dhe afatgjatë, madje edhe disa javë para sulmit. Nëse muskuli i zemrës nuk punon si duhet kjo mund të shkaktojë ënjtje të këmbëve, prandaj edhe këtij simptomi duhet kushtuar vëmendje.

Kushtoni vëmendje këtyre gjashtë simptomave që mund të shfaqen deri një muaj përpara një sulmi në zemër:

1. Lodhja

Nëse arteriet ngushtohen, zemra merr pak gjak se sa është mësuar, pra punon shumë më vështirë. Kjo është arsyeja pse ju ndiheni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës.

2. Frymëmarrja e shkurtë

Nëse zemra merr më pak gjak, kjo do të thotë se mushkëritë marrin më pak oksigjen se normalisht. Nëse keni vështirësi me frymëmarrje, vizitoni një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo mund të tregojë se po i afroheni kohës për një sulm në zemër.

3. Ligështia

Në qoftë se trupi është dobësuar d.m.th. ndjeni dobësi, kjo ndodhë sepse arteriet bëhen të ngushta në moment dhe nuk lejojnë që gjaku të qarkullojë si duhet. Atëherë muskujt nuk marrin atë që ata kanë nevojë dhe mund të ndodhë që ju të rrëzoheni në moment.

4. Marramendja dhe djersitja e ftohtë

Qarkullimi i dobët është fajtor për kufizimin e rrjedhës së gjakut në tru, e kjo është shumë e rrezikshme për jetën. Në këtë situatë, ju do të ndjeni marramendje dhe konfuzion. Mos i injoroni këto shenja. 

5. Shtypja në gjoks

Nëse i keni simptomat e para të një sulmi në zemër ju do të ndjeni siklet në gjoks, dhimbje të vogël ose tension të lartë. Kjo do të jetë gjithnjë e më shpesh derisa i afroheni ditës së një sulmi në zemër.

6. Simptomat e gripit apo ftohjes

Nëse ndjeheni se keni simptoma të gripit apo një të ftohje, ky mund të jetë një njoftim për një sulm në zemër në të ardhmen e afërt. Shumë njerëz që mbijetuan sulmin më vonë thanë se disa ditë më parë kishin simptoma të tilla, për shembull kollë, ethe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat