Pasi ta lexoni këtë, më asnjëherë nuk do ta shmangni shujtën e mëngjesit

Këshilla mjekësore

Pasi ta lexoni këtë, më asnjëherë nuk do ta shmangni shujtën e mëngjesit

Më: 31 janar 2017 Në ora: 16:24
Ilustrim

Të gjithë kemi lexuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, por a e dini përse?

 Sjellim disa nga arsyet se përse mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, e gjithashtu për ta pasur më lehtë të kuptoni rëndësinë e mëngjesit.

Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë

Personat të cilët e shmangin shujtën e mëngjesit, janë 50 për qind më të prirë të fitojnë kile të tepërta.

Mëngjesi e përmirëson performancën intelektuale

Ngrënia e shujtës së mëngjesit e rrit nivelin e përqendrimit, e përmirëson kujtesën dhe aftësitë tjera mendore.

Duke ngrënë mëngjes, ju e riaktivizoni metabolizmin

Pasi të jeni zgjuar në mëngjes, ju duhet të hani një racion të mirë për ta përmirësuar metabolizmin dhe për të nxitur procesin e djegies së yndyrave.

Ngrënia e mëngjesit e përmirëson edhe performancën atletike

Racioni i mëngjesit ju furnizon me vitamine dhe vlera ushqyese, dhe, si rezultat i kësaj, ju do të jeni të mbushur me energji dhe të gatshëm për të ushtruar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat