Autizmi/ Ja shenjat e hershme dhe faktorët

Këshilla mjekësore

Autizmi/ Ja shenjat e hershme dhe faktorët

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 08:08
Ilustrim

Së fundmi në spitalin e fëmijëve në Boston, mjekët kanë zhvilluar disa teste të cilat kanë konsistuar në analizimin e aktivitetit të trurit tek bebet me moshë 9-mujore, fëmijë të cilët konsideroheshin prej tyre si “faktorë rreziku” duke qenë se në familjen e tyre ka qenë një tjetër fëmijë autik (vëlla/motër). 

Ky studim ka pasur si qëllim zbulimin e shenjave të hershme të autizmit, gjë e cila ka një rëndësi të madhe për të trajtuar simptomat. Ky studim ende nuk ka nxjerrë një pasqyrë të përfundimtare të rezultateve, e megjithatë mjekët shprehen se prindërit duhet të tregojnë kujdes ndaj disa tipareve të fëmijës duke filluar që në moshë të hershme.

Shenjat e hershme të autizmit

• Fëmija nga mosha 2-3 mujore nuk bën kontakt të drejtpërdrejtë dhe të shpeshtë me sy.

• Nga muaji i 3-të fëmija nuk ju qesh

• Nga muaji i 8-të nuk e ndjek shikimin tuaj kur nuk jeni duke parë atë.

• Nga muaji i 9-të nuk belbëzon

• Nga viti i parë i jetës nuk kthehet drejt jush në momentin që e thërrisni në emër. Nuk përshëndet me dorë “mirupafshim”.

• Nga muaji i 14-të nuk tregon interes ndaj gjërave
.
• Nga muaji i 18-të ai nuk luan. Sigurisht që çdo fëmijë është i ndryshëm, dhe për pasojë do të ketë zhvillim të ndryshëm, megjithatë nëse fëmija shfaq disa nga këto simptoma duhet të flisni me mjekun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat