Maskat për largimin e rrathëve të zi poshtë syve

Këshilla mjekësore

Maskat për largimin e rrathëve të zi poshtë syve

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem që thuajse çdokush nga ne është i familjarizuar. Ka dhjetëra arsye përse ato shfaqen, por ka shumë pak mënyra për të shpëtuar prej tyre. Një konsultim me specialistin, ushqyerja e shëndetshme dhe gjumi, si dhe përdorimi i maskave natyrale për fytyrën mund t’ju ndihmojnë për heqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale për heqjen e rrathëve të zinj poshtë syve:

Lëng domatesh

Domatet përmbajnë lykopene, një antioksidues që forcon kapilarët e gjakut.

Si ta përdorni:

Aplikoni lëng domatesh në pjesën përreth syve dhe mbajeni për 10 minuta.
Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë
Aplikojeni këtë maskë çdo ditë për 2 javë dhe do të shihni rezultatet.

Bukë të bardhë dhe qumësht

Qumështi tonifikon, zbut dhe zbardh lëkurën. Ndërsa buka e bardhë përmban maja, të pasur me vitaminë B, që zbut lëkurën dhe heq njollat në fytyrë.

Bëni një pastë me bukë të bardhë dhe qumësht.
Aplikojeni maskën, duke u siguruar që shtresa të mos jetë shumë e trashë. Lëreni për 10-15 minuta, më pas e hiqni.
Nëse e përdorni këtë maskë rregullisht, do të zhduken shumë shpejtë rrathët e zinj poshtë syve.

Kompresa me tranguj

Trangujt përmbajnë një numër të madh antioksiduesish dhe ka efekt zbardhues. Si ta përgatisni këtë maskë:

Prisni trangujt në feta të holla dhe lini në frigorifer për 30 minuta.

Si ta përdorni:

Merrni fetat e trangujve nga frigoriferi dhe vendosini në sy. Sigurohuni të mbulojnë të gjithë pjesët ku keni probleme.
Lërini për 10-15 minuta, më pas e lani fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për një javë.

Lëng patatesh

Patatet përbajnë përbërës zbardhues natyralë dhe vitaminë C.

Si ta përgatisni:

Qëroni pataten dhe shtrydhni lëngun.
Njomni pak pambuk tek ky lëng, aplikojeni tek pjesa përreth syve dhe mbajeni për 10 minuta. Më pas e lani fytyrën si zakonisht.
Mund ta përfundoni këtë proces duke masazhuar sytë me vaj ulliri. Përdoreni këtë trajtim çdo ditë për 2 javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat