Mbipesha në shtatzëni çon në lindje të parakohshme

Këshilla mjekësore

Mbipesha në shtatzëni çon në lindje të parakohshme

Më: 3 mars 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Lindjet e parakohshme janë një dukuri e cila po shfaqet së tepërmi kohët e fundit dhe ndër faktorët e ndryshëm që i shkaktojnë ato disa janë të njohur dhe të tjerë janë ende të panjohur.

Një nga këto duket se është zbuluar së fundmi sipas një studimi të publikuar në revistën “Epidemiologjia”, i cili tregon sesi problemi i lindjeve të parakohshme është i lidhur direkt me mbi apo nënpeshën para apo gjatë shtatzënisë.

Sipas studiuesve në Universitetin e Bostonit, një shtim në peshë që shkon përtej udhëzimeve të mjekut, mund të vërë në rrezik lindjet e parakohshme.

Sipas shkencës, një fëmijë i lindur para javës së 37 të shtatzënisë, konsiderohet si lindje e parakohshme. Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 1.000 nëna që lindin para kohe, në krahasim me 7 mijë të tjera që kanë përfunduar në kohë shtatzëninë. Nga të dhënat e mbledhura u gjet se obesiteti e rrit ndjeshëm rrezikun e lindjes para kohe.

“Të dhënat tona sugjerojnë se kjo është veçanërisht e rëndësishme për femrat e trasha dhe se ato duhet të pakësojnë rrezikun e lindjes së parakohshme të bebit të tyre me rënien në peshë”, tha autori i studimit Lauren A. profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Bostonit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat