Adoptimi kafshëve përmirëson shëndetin e zemrës

Këshilla mjekësore

Adoptimi kafshëve përmirëson shëndetin e zemrës

Më: 13 mars 2017 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Jo vetëm macet dhe qentë mund të ngrohin zemrën e njeriut. Tashmë evidencat e reja tregojnë se kafshët shtëpiake mund të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të zemrës.

Studimet nga Asociacioni Amerikan i Zemrës, treguan se posedimi i ndonjë kafshe shtëpiake mund të zvogëlojë sëmundjet e zemrës, po njësoj edhe kolesterolin dhe tensionin e gjakut, shkruan Time.

“Është e arsyeshme dhe mirë e kuptueshme që adoptimi i një kafshe sjell shoqëri për atë kafshë gjatë gjithë jetës së saj, por një fakt i panjohur është se kafshët mund të kenë ndikim të pabesueshëm në shëndetin dhe mirëqenien e pronarit”, thotë David Haworth, kryesues i Institutit për hulumtime të lidhjeve njerëz dhe kafshë si dhe kryetar i qendrës së bamirësisë për kafshët shtëpiake.

Nëpërmjet një rritjeje të hulumtimeve nga shkencëtarët, mësohet se adoptimi i një kafshe jo vetëm që ngroh zemrën tonë por përfitimet kardiovaskulare të tij mund të ndihmojnë edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat