Çfarë ndodh nëse një infeksion i traktit urinar nuk trajtohet në kohë?

Këshilla mjekësore

Çfarë ndodh nëse një infeksion i traktit urinar nuk trajtohet në kohë?

Më: 10 prill 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim

Nëse infeksioni i traktit urinar nuk trajtohet, mund të çojë në përhapjen e tij nga traktit urinar në gjak, që cila mund të shkaktojë infeksion të sistemit i cili mund edhe të rrezikojnë jetën. Po si vjen nga një ndjesi djegie gjatë urinimit në një sëmundje që është kërcënuese për jetën?

Infeksionet urinare mund të arrijnë deri te veshkat dhe të shkaktojnë infeksionin e tyre, por ato mund të çojnë edhe në dobësimin e funksioneve të tyre. Infeksionet e veshkave mund të depërtojnë në gjak, e që është potencialisht me pasojat më të këqia që mund të ndodhin. Për fat të mire këto janëë raste relativisht të rralla.

Kur paraqitet infeksioni i traktit urinar, sistemi imunitar i trupit përpiqet që të luftojë bakteret që kanë hyrë në traktin urinar, por shpesh nuk mundet i vetëm. Nëse keni një sistem të shëndoshë imunitar, trupi i përgjigjet invazionit të mikroorganizmave me temperaturë, dhimbje, ndjesi të pakëndshme dhe vizita të shpeshta në tualet. Urinimi është i lidhur me një ndjenjë të djegies. Kur lajmërohen simptomat e infeksionit urinar, trupi sinjalizon që ka nevojë për më shumë pushim dhe më shumë lëngje.

Mjeku do të përshkruajë një antibiotik që merret nga goja e që shëron infeksionin dhe zakonisht është i mjaftueshëm për t’u kuruar. Njerëzit që vuajnë nga kapsllëku kanë shpesh infeksione të traktit urinar. Në disa pacientë, infeksioni paraqitet për shkak të gurë në traktin urinar, ndërsa disa njerëz kanë një predispozitë gjenetike prandaj shpesh marrin infeksione.

Kur paraqiten simptomat, problemi duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Parandalimi kryesisht përfshin marrjen e më shumë lëngjeve se zakonisht. Megjithatë, medikamentet e duhura, të përshkruara nga mjeku, janë e vetmja mënyrë për kthim në gjendje normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat