Testimet e reja tregojnë sëmundjen në sy dhjetë vjet para shfaqjes së simptomave

Këshilla mjekësore

Testimet e reja tregojnë sëmundjen në sy dhjetë vjet para shfaqjes së simptomave

Më: 29 prill 2017 Në ora: 19:09
Ilustrim

Një testim i ri i syve mund të ndikoj tek miliona njerëz, kështu duke ndihmuar mjekët që të luftojnë njërin nga shkaktarët kryesor të verbërimit permanent.

Përmes këtij testimi glaukoma mund të vërehet dhjetë vjet para shfaqjes së simptomave të para, kështu që tretmani mund të filloj para dobësimit të shikimit.

Glaukoma, e cila shkaktohet nga vdekja e qelizave të retinës prapa syrit, prek rreth 60 milionë persona në tërë botën, e një në dhjetë prej tyre verbërohen tërësisht.

Përmes kësaj teknike të re qelizat e retinës (Darc), vërehen përmes injektimit të një ngjyre fluroshente, që ngjitet në proteinat e këtyre qelizave.

Qelizat e pashëndetshme paraqiten me ngjyrë fluroshente të bardhë gjatë ekzaminimit të syrit.

Ky testim gjithashtu ka potencial të diagnostifikoj edhe sëmundjet tjera, siç janë ajo e Alzheimer, Parkinstonit dhe skleroza e shumëfishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat