Mos përdorni deodorant, vetëm limon të gjelbër

Këshilla mjekësore

Mos përdorni deodorant, vetëm limon të gjelbër

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 19:37
Limon i gjelbër

Djersitja është mënyra e natyrshme e trupit për ftohje dhe vetë mbrojtje nga temperaturat e larta, poashtu është funksion vital dhe i rëndësishëm i trupit tonë.

Ka shumë gjëndra djerse në trupin tonë, por ato më aktivet janë të vendosura në nënsqetull.

Djersët e nënsqetullës i bezdisin të gjithë pasi që djersa përbëhet nga proteina dhe acide yndyrore e si pasojë lë shenja në rrobat përderisa era e djersës mund të jetë shumë e keqe dhe na bën të ndihemi shpesh herë në siklet.

Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz përdorin deodorant. Shumë prej jush duan të ndalojnë djersitjen krejtësisht, por duhet të dini se djersitja është e mirë dhe e dobishme për organizimin tonë.

Përmes djersës, trupi eliminon toksina derisa sipas studimeve të fundit, këto toksina përmbajnë antibiotikë natyrorë që kanë një aftësi për të eliminuar mikrobet e dëmshme.

Prandaj, nuk duhet të përpiqeni të ndaloni funksionimin e gjëndrave të djersitjes por ta gjeni mënyrën më të mirë për të hequr qafe erën e bezdisshme.

Është shumë e rëndësishme për ju të dini se deodorantët e ndryshëm që përdorim përmbajnë alumin që mund të shkaktojë kancer të gjirit.

E në vend të deodorantit është një zgjedhje shumë më e thjeshtë – limoni i gjelbër ose ndryshe i njohur si “lime”.

Kjo ide mund të ju befasojë, por është me të vërtetë efektive.

Pritini një limon të gjelbër jo plotësisht të pjekur në gjysmë dhe fshini nënsqetullat tuaja.

Limoni i gjelbër mund të zbardhë lëkurën tuaj përkohësisht, por mos u shqetësoni, ajo së shpejti do të kthejë ngjyrën e saj normale.

Lëngu i limonit vepron si një deodorant i natyrshëm sepse aciditeti që ka redukton prodhimin e djersës.

Një përfitim tjetër shëndetësor që përmban lëngu i limonit është funksioni anti-bakterial.

Lejoni nënsqetullat tuaj të djersiten, kështu që të mund të eliminoni toksinat nga trupi. Për të hequr qafe erën e pakëndshme, përdorni vetëm limonin e gjelbër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat