Ujë me limon, një pije mrekullie për trupin tuaj!

Këshilla mjekësore

Ujë me limon, një pije mrekullie për trupin tuaj!

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Ujë me limon, një pije shume e thjeshte por efikase me shume veprime te ndryshme është një aleat i madh për te gjithë trupin tone.

Për tu pire i vaket apo i freskët ne sezonin e veror ka shume veti qofte estetike por edhe ndihmon për te kuruar shqetësime te ndryshme.

1- Tretja
Lëkura e limonit te zier duke i shtuar dhe disa pika lëng limoni ose thjesht ujë te ngrohte është me te vërtet shume e shëndetshme për tretjen. Nëse e keni tepruar me ushqimin është mire ta konsumoni këtë lëng te vaket do te shihni rezultatet.

2- Stimulues imuniteti
Është e kot te listosh te gjitha te mirat e vitaminës C me te cilën limoni është i pasur, ujin me limon është mire ta pini menjëherë sapo e shtrydhni për te mos humbur agjentet aktiv. Mbron ne mënyrë perfekte nga sulmet e ndryshme por edhe nga sëmundjet sezonale

3- Antimyk dhe anti rrufë
Nëse jemi ftohur përdorimi i ujit me limon ndihmon kundër pezmatimit te fytit dhe për ta larguar atë sa me shpejt edhe ne këtë rast është mire qe uji te jete i vaket.

4- Kundër plakjes
Fal përmbajtjes se antioksidanteve ne këtë agrume, uji me limon është një sistem shume i mire për te parandaluar radikalet e lira, përgjegjës kryesor për plakjen e lëkurës dhe te trupit tone.

5- Anti inlfamator
Fal përmbajtjes acidit citrik mund te ndihmoje për te kontrolluar dhe reduktuar nivelin e acidit urik i cili mund te çoje ne zhvillimin e inflamacioneve te ndryshme. Shtojini ujit limon ujit edhe gjate vakteve, është ideale.

6- Stimulon metabolizmin
Nuk është një dobësues por te pini gjysme gote ujë me limon çdo mëngjes ndihmon për te rizgjuar metabolizmin.

7- Hidratues dhe pastrues
Ne sinergji te plote me ujin qe përdorim, limoni shton efektin pastrues dhe hidratues te ujit. Një trup i hidratuar është me i shëndetshëm edhe lëkura përfiton shume te mira sepse uji me limon pastron mbetjet e qelizave te vdekura se bashku me toksinat.

8- Rifreskues i frymës
Keni ngrënë rende? Te pini pak ujë me limon ndihmon për te dezinfektuar menjëherë gojën dhe eliminon aromat e këqija te ushqimeve te cilat mund t’u shkaktojnë alitoze.

9- Ndihmon sistemin nervor
Përmbajtja e potasit ne limon është një ndihme e madhe për te ruajtur te shëndetshëm sistemin nervor dhe për te ndihmuar aktivitetin fizik por edhe atë cerebral.

10- Zëvendëson efektin e kafeinës
Provoni te zëvendësoni kafene e mëngjesit me një limonade. Do te keni te njëjtin efekt “zgjimi” dhe energjie për te filluar ditën sa me mire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat