Si të shmangeni nga sëmundja e kyçeve të gjunjëve

Këshilla mjekësore

Si të shmangeni nga sëmundja e kyçeve të gjunjëve

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 13:19
Ilustrim

Një studim i ri i Harvardit tregon se për shkak të qëndrimit ulur, gjenerata e tanishme gjithnjë e më shumë po sëmuret nga artriti.

Shkencëtarët kanë studiuar më shumë se 200 skeletë të pacientëve të vdekur në 100 vjetët e fundit, për të konfirmuar se si ndryshon shkalla e osteoartritit të kyçeve të gjunjëve gjatë viteve.

Duket se sëmundja është dyfish më e shpesh tek ata që kanë vdekur kohë më parë, që tregon për progresin e sëmundjes në krahasim me fillimin e shekullit.

Ky është studimi i parë, i cili tregon për rritjen e shkallës së osteoartritit të gjunjëve.  Personat e lindur pas Luftës së Dytë Botërore dy herë më shumë vuajnë nga osteoartriti. 

Ekspertët paralajmërojnë se shtimi i numrit të të sëmurëve është pasojë e mos aktivitetit, i cili ndjek stilin e sotëm të jetesës, dhe në këtë nuk ndikojnë faktorët siç janë trashësia, pasi që sëmundja është më e shpesh te të rinjtë dhe personat që nuk janë të trashë, transmeton KosovaPress.  

“Njohuria mbi shkaktimin e osteoartritit të gjurit është sfidë e rëndësishme, pasi që sëmundja është pothuajse e pamundur për t’u shëruar, me përjashtim të zëvendësimit të kyçit të gjurit”, tha udhëheqësi i ekipit kërkimor, Daniel Liberman.  

Parandalimi për këtë arsye është tepër i rëndësishëm. Njerëzit gjithnjë e më shumë nuk janë aktivë, gjë e cila i çon ata drejt problemeve tjera, andaj edhe shëndeti shkatërrohet më shpejt.

Si të parandalohet sëmundja? Me rëndësi është që të mbahet balanca e peshës trupore, sidomos nëse rrini ulur gjithë ditën. Duhet shmangur pijeve të ëmbla dhe të konsumohen ushqime të shëndetshme. Çdo orë duhet shëtitur.

Çelës i mbajtjes së kyçeve të shëndosha është lëvizja e përhershme. Mjafton një ushtrim prej gjysmë ore në ditë. Nëse ka dhimbje në kyçe ose tendosje, ushtroni kur të jetë e mundur në mënyrë që të lehtësohet presioni mbi kyçe. Duhet kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak, pasi që ai mund të shkaktojë ndezje dhe probleme në kyçe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat