Niveli i obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët është dhjetëfishuar përgjatë katër dekadave të fundit.
Kjo nënkupton që 124 milionë vajza dhe djem nëpër botë janë mbipeshë, sipas studimit të publikuar në Lancent.
Ky është studimi më i madh i cili analizon trendet e obezitetit në mbi 200 shtete.
Në Britani një në dhjetë persona të moshës 5 deri 19 vjeç, është obez.
Fëmijët obezë kanë gjasë që të jenë mbipeshë edhe në moshën madhore, kështu duke vendosur veten në rrezik ndaj problemeve serioze të shëndetit.