Kirurgu i njohur britanik: Kështu shërohen metabolizmi i keq, kapsllëku dhe jashtëqitja e fortë, pa ilaçe!

Këshilla mjekësore

Kirurgu i njohur britanik: Kështu shërohen metabolizmi i keq, kapsllëku dhe jashtëqitja e fortë, pa ilaçe!

Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:26
Ilustrim

2–3 lugë të këtij artikulli në ditë do të zgjidhin problemin tuaj për vetëm 7 deri në 14 ditë.

Zgjidhja e problemit, përkatësisht metoda e dr. Neil O. Painter, përbëhet në konsumimin e përditshëm të krundeve të grurit në sasi të vogla tri herë në ditë.

Pas 7–14 ditësh të konsumimit të rregullt shumica e njerëzve në tërësi do të kenë 1–2 jashtëqitje të rregullta dhe të buta në ditë.

Nëpërmjet eksperimentit është konstatuar që sasia e ndryshme e krundeve u ndihmon njerëzve të zgjidhin këtë problem.

Për këtë shkak rekomandohet që të fillohet me dy lugë të mëdha krunde tri herë në ditë.

Pas 7–14 ditësh, nëse kjo sasi nuk ka efekt, shtoni në 3 lugë, përkatësisht konsumoni të njëjtën masë nëse rezultati është i mirë.

Krundet është e vështirë të konsumohen të vetme, sepse janë të thata, andaj mund t’i qitni në qumësht, supë, jogurt, ujë, t’i shtoni në ndonjë gjellë apo në ndonjë mënyrë tjetër sipas shijes suaj.

Është me rëndësi që vetëm rregullisht tri herë në ditë të hani nga 2–3 lugë supe të krundeve të grurit.

Krundet duhet të jenë të papërpunuara, ndërkaq rezultatet te të gjithë pacientët të cilët i konsumojnë rregullisht deri tani kanë qenë pozitive.

Jashtëqitja e fortë dhe e parregullt të shumtën e rasteve ka qenë e shkaktuar me ushqimin të cilin mundojnë fibrat.

Dr. Painter thekson që nuk ekziston dozë e caktuar për çdokënd, prandaj është e nevojshme që çdo pacient të gjejë masën e përshtatshme duke eksperimentuar në distancën prej 1 – 4 lugësh supe tri herë në ditë.

Është e nevojshme që në çdo 7 ditë të ndryshoni sasinë, derisa secili për vete të gjejë masën e duhur dhe të arrijë sasinë e cila do t’i mundësojë 1 – 2 jashtëqitje të buta në ditë, sa konsiderohen normale.

Pas rregullimit të problemit, pacientët vazhdojnë të përdorin krundet në ushqim, sipas nevojës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat