Gjashtë simptoma të kancerit që gratë dinë shumë pak

Këshilla mjekësore

Gjashtë simptoma të kancerit që gratë dinë shumë pak

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 19:33
Ilustrim

Kanceri i vezoreve është vështirë të vërehet në fazat e para. Gjatë rritjes së tumorit, hapësira për organet bëhet më e vogël, dhe pastaj ndodhin simptomat e para.

Këto janë disa sinjale që trupi juaj dërgon që tregojnë se jeni duke vuajtur nga kanceri i vezoreve:

Fryrje

Sa herë keni ndier fryrje, për këtë keni fajësuar PMS, menstruacionet apo ushqimet e rënda. Megjithatë, nëse vini re se stomaku juaj është i fryrë dhe kalon ciklin ose kur hani ushqim të lehtë, ne ju këshillojmë që të kontaktoni mjekun tuaj. 

Dhimbje barku 

Tumori, i cili zhvillohet në organet gjenitale, shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Duhet vizituar menjëherë mjekun. 

Dhimbjet e shpinës 

Nëse ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, kjo shkaktohet nga tumori që ushtron presion. Nëse dhimbja është konstante, duhet të vizitoni mjekun. 

Problemet e frymëmarrjes

Një nga simptomat që nuk do ta vëreni në fillim të sëmundjes, por vetëm atëherë kur tumori hyn në fazën e tretë dhe madje edhe të katërt. Ndërsa tumori në bark dhe legen rritet dhe bëhet më i madh, fillon të shtyjë organet përreth, dhe kështu kryen presion në mushkëri. Nëse jeni pa frymë në një kohë dhe ndjeni ankth gjatë frymëmarrjes, kontaktoni mjekun tuaj. Jeni të ngopur, por nuk keni ngrënë

Siç e dini, kanceri ovarian rritet në abdomen, në zgavrën e barkut ka një lëng që shkakton ndjenjën e ngopjes.

Gjakderdhje e papritur

Nëse keni gjakderdhje në mes të ciklit ose nëse keni hyrë në menopauzë, sigurohuni që të planifikoni një ekzaminim gjinekologjik dhe ultratinguj. Disa tumore krijojnë më shumë estrogjen, i cili mund të shkaktojë gjakderdhje periodike, madje edhe në menopauzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat