Ja si ta hiqni dhjamin e mëlçisë brenda pak ditësh

Këshilla mjekësore

Ja si ta hiqni dhjamin e mëlçisë brenda pak ditësh

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:29
Foto Ilustrim

Diçka që ndikon në një jetë të shëndetshme është ushqimi dhe gjumi. Shumë e zakonshme këto ditë është mëlçia e dhjamosur. Disa simptoma mund të jenë ndjenja ngopjes për një kohë të gjatë, dhimbje në pjesën e sipërme të anës së djathtë të barkut, ndjenjë lodhje.

Luftimi i mëlçisë së dhjamosur është më e thjeshtë sesa mund të besojmë. Ka mjekime popullore që na ndihmojnë.

Ky ushqim është shkatërrues për mëlçinë, madje edhe më i dëmshëm se alkooli

1-Lëng limoni dhe panxhar

– Panxhar (2 copë), limon (2 copë), ujë mineral (2 gota).

Hapi i parë është të lahen panxharët edhe pa qëruar lëkurën, i prejmë në copa të vogla dhe i hedhim në blender. Pastaj shtojmë 2 gota ujë dhe e lëm të lëngëzohet. Më pas, shtojmë lëng limoni për ta pirë. Nuk duhet të shtojmë sheqer. Kjo pije merret 3 herë në ditë për 7 ditë rresht.

2-Lëng jeshil për mëlçinë

-Lëng molle (2 gota), limon (2 copë), lëng majdanosi (500 ml), hudhër (½ thelpinj), vaj ulliri (8 gr), xhinxhër (5 gr).

Të gjithë përbërësit i fusim në një blender dhe i përziejmë për disa minuta. Duhet të përsëritet për 5 ditë vazhdimisht, 2 orë para çdo vakti. Për të rritur efektin e saj, shtoni në dietën tuaj papaja, ananas, domate, dardha dhe kunguj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat