Dy pjata me peshk në javë ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme

Këshilla mjekësore

Dy pjata me peshk në javë ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:12
Ilustrim

Konsumimi i peshkut të vajit sikurse salmoni mund të zvogëlojë rrezikun nga vdekja e parakohshme për një të tretën, tregojnë studimet e reja.

Një studim i 2.500 njerëzve të moshuar ka gjetur se ata që kishin sasi më të larta të omega-3 kishin 34 për qind më pak gjasa të vdesin brenda shtatë vjetëve të ardhshme.

Ata kishin po ashtu 39 për qind më pak gjasa të pësonin sulm në zemër ose goditje në tru.

Acidet e ngopura të gjetura në ushqimet me vaj si salmoni, sardinet ose makeral janë një indikator për një shëndet të mirë.

Autori i studimit William Harris nga Universiteti i Dakotës Jugore tha se niveli i kolesterolit serum është një faktor i rrezikut të madh për sëmundje kardiovaskulare.

Studimi i kryer nga Institui nacional amerikan për shëndetësi ka gjetur se dieta e pasur në peshkun e vajit ishte e lidhur me rrezikun më të ulët për sulme në zemër, tru, sëmundje koronare dhe vdekje nga shkaqe tjera.

Kjo sugjeron një spektër të gjerë të veprimeve përfituese të acideve kryesore omega-3 EPA dhe DHA.

Harris thotë se veprimet e tyre në trup nuk janë të lidhura vetëm me  një proces patologjik, sikurse grumbullimi i pllakave në arterie.

Studimi është publikuar në revistën e Clinical Lipidology dhe ai ka analizuar vlerën e matjes së niveleve të gjakut të EPA dhe DHA për të vlerësuar rrezikun individual nga zhvillimi i sëmundjeve të caktuara.

Ajo ka përdorur shkallën e njohur si indeksi omega-3 për të matur nivelet e acideve të ngopura në qelizat e kuqe të gjakut nga pjesëmarrësit në studimin e Framingham Heart.    

Harris pohon se lidhja ndërmjet niveleve të larta të omega-3 në gjak dhe rreziku të ulët për vdekje të parakohshme është raportuar në të paktën edhe tri studime të tjera, transmeton KosovaPress.

Omega-3 më herët është gjetur të jetë në nivel të lartë te njerëzit që jetojnë më gjatë. Ajo besohet se redukton inflamacionin në tru, sistemin kardiovaskular dhe qelizat tjera.

Yndyrat janë esenciale për zhvillimin e trurit në fëmijërinë e hershme. Ato janë konsideruar aq të rëndësishme sa që tash janë shtuar në formulën e qumështit për bebe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat