Stres në punë, disa ushqime që ju qetësojnë

Këshilla mjekësore

Stres në punë, disa ushqime që ju qetësojnë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:02
Foto Ilustrim

Ushqimet e tilla mbase i keni në shtëpi

Stresi është një ndër faktorët e shumë sëmundjeve. E pikërisht ky stres vjen kryesisht nga forma e mos përballimit të presionit të madh. Megjithatë, ka shumë metoda të cilat përveç nga puna me vetën dhe aranzhimi i stresit nga punëdhënësi, na japin zgjidhje e ndihmesë edhe nga këshillat që së fundi na tregojnë studime të ndryshme.

Më poshtë ju sjellim 10 ushqimet që i kemi gjithnjë në shtëpi dhe që thuhet se na qetësojnë nervat që na jep puna:

Çokollata- 40 gramë çokollatë e zezë e konsumuar për dy javë rresht ul nivelin e hormonit të stresit sidomos tek njerëzit që zakonisht janë shumë të nervozuar. Ajo gjithashtu vepron në uljen e tensionit të lartë.

Qumështi- Sipas një studimi të publikuar te British Food Journal, qumështi vepron në mënyrë pozitive në humorin e njeriut. Ai gjithashtu përmirëson kujtesën dhe vepron në rast stresi.

Vera- Sipas një studimi të universitetit të Madridit, një gotë verë në ditë ndihmon në parandalimin e depresionit, ankthit dhe stresit.

Fëstëku- Ndihmon në uljen e tensionit dhe mban nën kontroll stresin e përditshëm, po ashtu edhe kolesterolin, thotë një studim i Pennsylvania State University.

Çaji- Përveç kamomilit, qetësues janë edhe valeriana, lulet e portokallit, zambaku, etj., çaja që ndihmojnë në qetësimin e nervave.

Kosi- Rigjeneron Forën dhe favorizon prodhimin e serotoninës, hormonin e humorit të mirë që prodhohet edhe në tru. Për të përfituar prej vetive të tij, mjaftojnë 125 g kos në ditë./21Media

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat