Temperaturat e larta tek foshnjat 4-6 muajsh: Shkaqet dhe si duhet vepruar

Këshilla mjekësore

Temperaturat e larta tek foshnjat 4-6 muajsh: Shkaqet dhe si duhet vepruar

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:47
Foto Ilustrim

Temperatura e lartë konsiderohet si një kundërpërgjigje fiziologjike e organizmit ndaj sulmeve të baktereve dhe viruseve.

Kemi të bëjmë me temperaturë të ulët nëse shkon deri në 38.5, temperaturë mesatare nëse është deri në 39.5 dhe mbi 39.5 e lartë. Në momentin që nëna kupton se fëmija ka temperaturë duhet ta masë njëherë në 4-6 orë.

Ushqimi që duhet ta hani patjetër gjatë shtatzënisë, i bën fëmijët inteligjent

A duhet t’i lyeni flokët kur ushqeni me gji? Ja çfarë thonë ekspertët

Cilat janë shkaqet?

Ajo mund të shkaktohet nga virusë dhe baktere apo edhe për shkak të një infeksioni apo ftohje. Gjithashtu në disa raste mund të shkaktohet edhe nga problemet intestinale si diarreja dhe të vjellat si edhe nga vaksinimi. Në këto raste nuk duhet të zgjasë më tepër se 24 orë dhe nuk duhet të shoqërohet nga frymëmarrja e vështirë, kolla apo mungesa e oreksit. Prania e këtyre shenjave mund të jetë sinjali i një problemi serioz dhe mund të nevojitet medimi i mjekut. Tek bebet e vogla shkaku gjithashtu mund të jetë edhe:

Dhe në këtë rast ndodh gjatë ditëve të para të jetës duke u quajtur “temperatura nga etja”.
Temperatura e lartë e ambientit. Ajo nuk duhet te jetë 18-22 gradë dhe pak me e lartë në momentin e banjos.

Nëse fëmija ka temperaturë nuk duhet ta vishni trashë, duhet t’i jepni të pijë shpesh, duhet të ajrosni shpesh shtëpinë dhe duhet të flisni me mjekun nëse ajo e matur në zonën rektale është më e lartë se 38.5 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat