Harrojini ilaçet! Këto janë kurat më të mira natyrale për ngërçin

Këshilla mjekësore

Harrojini ilaçet! Këto janë kurat më të mira natyrale për ngërçin

Më: 4 prill 2018 Në ora: 19:02
Kemba

Dikur vetëm të pasurit mund të konsumonin shumë mish të kuq, alkool dhe ushqime të tjera të yndyrshme. Prandaj përdhesi, një formë e dhimbshme e artritit, që mund të shkaktohet nga një dietë e pasur, quhet ndryshe “sëmundje e mbretërve”. Tani, një masë e gjerë e njerëzve mund t’i përballojnë këto ushqime, prandaj dhe përdhesi është më i përhapur tek njerëzit.

Përdhesi zakonisht shfaqet në kyçe, gishta, gjunjë ose bërryla – nyjet ku trupi e ka të pamundur të kontrollojë nivelet e acidit urik. Si pasojë, formohen kristale në kyçe, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje, shkruan “shëndeti”.

Për trajtimin e përdhesit zakonisht nevojiten ilaçe, megjithatë ka disa mënyra për mbajtjen nën kontroll të simptomave edhe pa i pirë këto ilaçe. Aktiviteti fizik dhe shmangia e ushqimeve që rrisin nivelet e acidit urik janë deri tani mënyrat më efikase për menaxhimin e sëmundjes.

Përveç këtyre dy mënyrave, janë edhe disa kura natyrale të provuara shkencërisht që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Ja cilat janë 4 prej tyre:

Hani qershi

Sipas një studimi të vitit 2013, të publikuar tek revista “Arthritis and Rheumatology”, pacientët që konsumuan qershi për 2 ditë patën një përmirësim të simptomave me 35%. Qershitë përmbajnë antocianinë, një pigment anti-inflamtor që u jep qershive ngjyrën e kuqe.

Pini sa më shumë ujë

Konsumimi sa më shumë i lëngjeve ndihmon veshkat që të nxjerrin jashtë acidin urik nëpërmjet urinës. Gratë duhet të konsumojnë të paktën 11 gota ujë në ditë, ndërsa burrat duhet të pinë 15 gota. Kafja gjithashtu mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të acidit urik.

Konsumoni produkte të bulmetit me pak yndyra

Ashtu siç ka disa ushqime që i përkeqësojnë simptomat e përdhesit, ka edhe disa të tjera që i lehtësojnë ato. Cilat e kryesojnë listën: produktet e bulmetit të ulëta në yndyra, Njerëzit duhet të konsumojnë qumësht ose kos dy ose më shumë herë në javë për të ulur rrezikun e zhvillimit të përdhesit me 48%.

Merrni vitaminë C

Vitamina C mund të ulë nivelet e acidit urik në trup. Një studim nga Universiteti Johns Hopkins ka zbuluar se një dozë 500 mg e vitaminës C çdo ditë mund të ulë nivelet e acidit urik tek njerëzit. Gjithsesi konsultohuni paraprakisht me mjekun, edhe pse ekspertët thonë se suplementi i vitaminës C konsiderohet i sigurt për shumicën e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat