Urinimi i pavullnetshem dhe shkaqet e tij

Këshilla mjekësore

Urinimi i pavullnetshem dhe shkaqet e tij

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:39

Lagia naten eneuresis nocturna apo urinimi i pavullnetshem konsiston ne urinimin gjate nates kur femija eshte ne gjume. Shumica e prinderve mendojne qe femijet ne moshen 3 vjecare nuk duhet te lagin me.

Por ka femije qe kane nevoje per napa deri ne moshen shkollore. Gjithsesi edhe pas kesaj moshe ka raste te eneuresis nocturna. Rreth 1 ne 7 femije te moshes 5 vjec dhe 1 ne 20 femije te moshes 10 vjec urinojne akoma naten. Lagia konsiderohet normale deri ne moshen 5 vjec. Lagia prek djemte dy here me shume sesa vajzat.

Cfare e shkakton urinimin e pavullnetshem

Ne shumicen e femijeve nuk ka nje arsye specifike. Mbi te gjitha nuk ndodh per faj te femijes por per arsye te prodhimit me teprice te urines me shume nga sa mund te grumbulloje fshikeza e urines vesica urinare. Ndjenja e urinimit ndoshta nuk eshte aq e forte sa te zgjoje femijen naten.
Mendohet se ka disa faktore qe e perkeqesojne urinimin naten. Ato perfshijne

Periudhat e stresit

Mund te jene shkak per rishfaqjen e urinimit naten. Per shembull fillimi i shkolles ardhja e nje vellai ose motre semundje abuzim etj.
Pije dhe ushqime qe permbajne kafeine. 
Ketu perfshihen caji kafja koka-kola dhe cokollata. Kafeina rrit sasine e urines te prodhuar nga veshka. Ajo eshte diuretik.

Konstipacion Kaps


Mbetje te medhaja te feceve ne rektum mund te ushtrojne presion dhe te irritojne pjesen e prapme te fshikezes. Ne vecanti femijet me konstipacion kronik kane me te ngjare qe te urinojne naten.

Femijet me crregullim te vemendjes me hiperaktivitet adhd kane risk te rritur per te lagur naten.

Shkaqe te tjera specifike mjekesore jane te rralla. Per shembull nje infeksion urine apnea e gjumit pauza ne frymemarrje gjate gjumit nga nje obstruksion ne rruget e frymemarrjes diabeti dhe crregullime te rralla te fshikezes mund te jene shkaqe per urinimin naten. 
Si mund te trajtohet urinimi i pavullnetshem

Nje mundesi eshte te mos ndermarresh asnje veprim pasi femija do te ndaloje vete urinimin naten. Sa me shume rritet ai aq me shume mundesi ka qe te permiresoje kontrollin e fshikezes. Gjithsesi trajtimi ndihmon qe ky rezultat te arrihet me shpejte
 

Ora me zile

Mund te perdorni nje ore me zile per te zgjuar femijen disa here gjate nates dhe ta inkurajoni te shkoje ne tualet. 8 nga 10 femije te moshes 7 vjec e larte kane patur permiresim. Ora me zile zakonisht nevojitet per nje periudhe 3-5 mujore deri sa femija te mesohet me zgjimin kur fshikeza mbushet. Me kalimin e kohes ai do te zgjohet perpara se te lage. 

Medikamente

Desmopresina eshte medikamenti me i perdorur ne kete rast. Vepron duke reduktuar sasine e urines qe prodhohet nga veshka cdo dite. Zakonisht funksionon mire dhe menjehere 7 ne 10 raste. Nese funksionon duhet vazhduar per 3 muaj dhe te nderpritet. Ka shume mundesi qe urinimi te rikthehet.

Sistemi i shperblimit

Ju mund te bini dakort qe ta shperbleni femijen kur ben nje permiresim. Shpesh arritja me e madhe eshte kontrolli i urinimit por jo i plote. Nje qellim qe mund te caktoni bashke eshte qe femija te shkoje ne tualet para se te flere te zgjohen dhe tu tregojne prinderve qe kane urinuar tiu ndihmojne te rregulloni krevatin etj. Nje shembull tipik i sistemit te shperblimit eshte grafiku-yll. Nuk eshte gje tjeter vecse nje kalendar me kuadrata bosh per cdo dite . Femija vendos nga nje yll ne cdo kuadrat per cdo nate qe nuk urinon. Qellimi eshte qe femija te motivohet per te mos urinuar me. 

Femija juaj ka nevoje per durim siguri dhe dashuri

Sic u permend me siper nese heqja e napave deshton si metode ne moshen tre vjecare eshte me mire te hiqet dore prej saj dhe te provohet me vone. Nuk keshillohen menyra trajtimi per femijet nen 5 vjec. Provoni here pas here pas pak muajsh deri sa te keni sukses. Edhe nese femija lag ne moshen shkollore ka shume mundesi qe te pushoje se shpejti. 

Mos i ndeshkoni femijet qe urinojne ne menyre te pavullnetshme. Nuk eshte faji i tyre. Perkundrazi kur bejne ndonje permiresim duhet qe te inkurajohen dhe te lavderohen. Perpiquni te kuptoni cdo stres sado te vogel te femijes si pasoje e shqetesimeve ne shtepi ose ne shkolle. Nese pas nje periudhe pa urinim ai fillon perseri kjo mund te lidhet me nje stres te fshehur si per shembull tallja ne shkolle.

Ti shpjegosh femijes

Nevojitet edhe bashkepunimi i femijes per te mos lagur me. Sapo femija eshte i rritur mjaftueshem sa per te kuptuar nje shpjegim per kete ceshtje eshte i dobishem. Trupi prodhon lengje gjate gjithe kohes i cili grumbullohet ne fshikez. Fshikeza eshte si tullumbace qe mbledh ate. E hapim tapen e fshikezes kur ajo mbushet plote. Fshikeza mbushet naten kur ne fleme gjume. Keshtu tapa e fshikezes nuk duhet te fleje kur ne fleme dhe duhet te na zgjoje kur fshikeza mbushet plot.

Pergjegjesia e femijes


Kur femija rritet pak rreth moshes pese-gjashte vjec stimulojeni qe tiu ndihmoje te nderroni carcafet e lagur. Ju si prind mund ta beni me shpejte por shume femije fillojne te reagojne kur u caktohet ndonje pergjegjesi. Mund te motivohen qe te cohen naten dhe te shkojne ne tualet per te urinuar ne menyre qe te shmangin detyren per te nderruar carcafet. Perpiquni qe kete ta beni rutine te domosdoshme sa me pak te zhurmshme te mundur.
 

Napat

Nese vendosni qe tani eshte koha atehere hiqini napat. Ka femije me te medhenj qe akoma vendosin napa gjate nates edhe pse perpiqen qe te mos urinojne. Kjo behet per te parandaluar lagien e kravatit. Gjithsesi ne femije me te vegjel nese heqja e napave nuk funksionon vendosini ato serish dhe provoni ti hiqni perseri ne nje periudhe te mevonshme.

Vetezgjimi
Sigurohuni qe femija nuk ka ndonje frike te fshehur per tu ngritur naten nga gjumi. Per shembull frike nga erresira ose nga merimangat. Mund te lini driten e banjes ndezur.

Pijet

Kufizimi i pijeve duket zgjidhja me normale por nuk korrigjon lagien naten. Fshikeza urinare duhet lsquote mesohet te grumbulloje dhe te mbaje urinen. Nese kufizoni pijet gjate gjithe dites fshikeza lsquonuk do trajnohet per te mbajtur sasi me te medha urine. E vetmja zgjidhje eshte qe ti jepni femijes per te pire vetem kur ka etje 2-3 ore para gjumit. Mos i limitoni pijet pjesen tjeter te dites. Femijet duhet te pine 6-8 gota lengje ne dite.
Gjithashtu sic u tha me siper kafeina ne caj kafe koka-kola dhe cokollate mund te perkeqesoje lagien naten. Keto duhen shmangur plotesisht sidomos pak para gjumit.

Zgjimi

Vete femija duhet te mesohet qe te zgjohet kur ndjen fshikezen te mbushur. Shpesh femijes nuk i kujtohet qe e kane zgjuar naten per te urinuar duke mos ndihmuar keshtu ne kontrollin e fshikezes se tyre.
Gjithsesi sigurohuni qe femija te shkoje ne tualet para se te shtrihet per te fjetur. Nese femija zgjohet naten ju duhet ta inkurajoni per te urinuar.

Konstipacioni kaps


Nese femija juaj vuan nga konstipacioni keshillohuni nga mjeku juaj. Trajtimi per konstipacionin zakonisht mjekon edhe urinimin naten.
Netet jashte shtepise
Shqetesim eshte kur femija shkon te fleje ne shtepine e nje shoku apo shoqeje. Eumlshte vertete interesant fakti qe ne keto raste urinimi i pavullnetshem nuk ndodh. Pra pak dite larg shtepise me nje kusheri ose nje shok mund te rezultoje pozitivisht. Kjo mund te jete nje eksperience shume inkurajuese per femijen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat