3 këshilla si ta përgatitni mishin sa më me e shije

Këshilla mjekësore

3 këshilla si ta përgatitni mishin sa më me e shije

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:04
Ilustrim

Së pari, ta qartësojmë se çka është mishi i copëtuar apo prerë në copa të vogla, i cili mund të jetë për gullash apo gjuveç. Duke përgatitur dje recetën me mish viçi, kuptova se ekzistojnë disa këshilla të rëndësishme për gatimin e mishit që ne mund ti zbatojmë edhe në ushqime tjera të preferuara. Por, me pak njohuri rreth përgatitjes, ju nuk do ta keni vështirë aspak gatimin e tij:

1. Zieni mishin mirë: zierja e mishit merr një kohë të gjatë. Zierja e mishit derisa kubet e vogla të fitojnë një ngjyrë të kaftë errët dhe të zbuten mjaftueshëm për të dhënë një shije të mirë.

2. Gatuani mishin ngadalë: pavarsisht nëse gatuani në shporet apo në furrë, është e rëndësishme që mishi të gatuhet në temperaturë të ngadalshme dhe të zihet për disa orë. Kjo bën që mishi i fortë apo indet e muskujve të shkrihen dhe zbuten mirë deri sa të krijohet masë e butë. Provoni pas disa orëve ta shponi mishin me diçka për të parë nëse është zier mirë, nëse jo vazhdoni edhe më tej me zierjen.

3. Shtoni përbërje acidike: në marinimin e mishit, acidi mund të ndihmojë që mishi të zihet më mirë, por sasia e madhe e përbërjes acidike ndonjëherë mund ta vonojë procesin e zierjes. Unë e mora këtë këshillë disa vite më parë nga një kuzhinier profesionist dhe me të vërtetë mishi zihej më mirë. Por, unë i shtoj edhe perime tjera si domate derisa të mbaroj procesi i zierjes së mishit.

Ndonjë sugjerim tjetër nga ana juaj për zierjen më të mirë të mishit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat