«Check-up» vjetor në bazë të moshës, analizat që duhet të bëjnë të gjithë meshkujt (20- 60 vjeç) - Bota Sot
«Check-up» vjetor në bazë të moshës, analizat që duhet të bëjnë të gjithë meshkujt (20- 60 vjeç)

Këshilla mjekësore

E mërkurë, 19 shtator 2018

«Check-up» vjetor në bazë të moshës, analizat që duhet të bëjnë të gjithë meshkujt (20- 60 vjeç)

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim

Një “Check-up” apo kontrolli mjekësor periodik, është mjaft i rëndësishëm në diagnostikimin sa më të hershëm të sëmundjeve apo patologjive të ndryshme dhe si rrjedhojë edhe në parandalimin apo trajtimin e tyre, në kohë sa më të hershme. Dhe takimi i parë i pacientit duhet të jetë ai me
mjekun patolog.Po çfarë ndodh brenda “zyrës” së një patologu (mjekut të të rriturve)?
1.Marrja e anamnezës apo historikut mjekësor, që bëhet me anë të pyetjeve që i drejtohen pacientit. Thelbi i anamnezës, në të vërtetë, është ndërtimi i “historikut klinik”. Gati 50% e informacioneve të nevojshme për të përcaktuar diagnozën, merren nga anamneza.
Struktura e anamnezës:
Gjeneralitetet: mosha seksi vendbanimi profesioni
Ankesat: Pacienti referon atë që e shqetëson, ndryshimet objective që ndodhin në organizmin e tij. Kjo është faza ku mjeku ndërhyn dhe pyet për të hyrë në thellësi të problemit.
Ankesat ndahen në kryesore (çfarë e detyron të sëmurin të vijë te mjeku) dhe dytësore (që i gjejmë në disa sëmundje, pra, që nuk janë specifike vetëm për një sëmundje).
Më pas bëhet:
- Anamneza e sëmundjes: kur, ku dhe si i ka filluar sëmundja dhe a ka përdorur diçka para se të paraqitej te mjeku.
- Anamneza e jetës: personale (sëmundje të kaluara)
- Anamneza familjare: është mjaft i rëndësishëm faktori trashëgues.
Hapi tjetër, mjaft i rëndësishëm dhe element kyç në përcaktimin e diagnozës është:
2Ekzaminimi objektiv, pra, vizita e të sëmurit, duke ekzaminuar sistemet me radhë, fillohet me inspeksionin, auskultacionin, perkusionin dhe palpacionin.
3Përcaktimi i ekzaminimeve vijuese, imazherike, laboratorike, të domosdoshme për vendosjen e diagnozës.
Së fundmi, mjeku patolog, në bazë të dyshimeve të tij apo rezultateve të ekzaminimeve,
mund ta drejtojë pacientin te mjeku specialist. Kur pacienti që paraqitet nuk ka ankesa mjekësore, “Check-up” mund ta ndajmë me grupmosha dhe gjini:
Meshkuj:
18-30 vjeç: gjak komplet, urinë komplet, glicemi, lipidogramë, uricemi, provat e heparit, bilirubinë, çdo vit.
30-40 vjeç: gjak komplet, urinë komplet, glicemi, lipidogramë, uricemi, provat e heparit, bilirubine, screening per hepatitet: HbsAg dhe anti HCV, EKG, vizitë okulistike, rografi toraxi (nëse është duhanpirës)
40-50 vjeç: gjak komplet, urinë komplet, glicemi, lipidogramë, uricemi, provat e heparit, shtohen edhe PSA + ekografi abdominale, funksioni i tiroides: TSH, fT3, fT4, nëse është duhanpirës apo përdorues alkooli shtohen: GGT, amilazemi, lipazemi, ekografi kardiake, eko Dopler dhe/ose karotide.
50-60 vjeç: gjak komplet, urinë komplet, glicemi, lipidogramë, uricemi, provat e heparit, shtohen edhe PSA + ekografi abdominale, funksioni i tiroides: TSH, fT3, fT4, nëse është duhanpirës apo përdorues alkooli shtohen: GGT,amilazemi, lipazemi, ekografi kardiake, eko Dopler dhe/ose karotide.
Shtohen: audiometria, eko Dopler e anësive inferior çdo 2 vjet dhe kolonoskopi çdo 5 vjet.
Mbi 60 vjeç: Rritet rreziku për sëmundjet, sidomos ato kardiovaskulare, analizat bëhen 2 herë në vit.

Mund t'ju interesoje gjithashtu: «Check-up» vjetor në bazë të moshës, analizat që duhet të bëjnë femrat (20- 60 vjeç)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test