3 veprimet e përditshme që bëni pa vetëdije, por që dëmtojnë shëndetin tuaj

Këshilla mjekësore

3 veprimet e përditshme që bëni pa vetëdije, por që dëmtojnë shëndetin tuaj

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:49
Ilustrim

1.Ngrënia e thonjve si mënyrë për të përballuar stresin: Ngrënia e thonjve mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor dhe përdoret si një mënyrë për t’i kapërcyer këto ndjenja. Ju mund t’i hani thonjtë tuaj pa e pasur mendjen fare. Për fat të keq, kjo nuk është gjë e mirë për pamjen dhe shëndetin tuaj. Ky zakon nuk është një arsye për t’u ndier krenarë, por nëse hiqni dorë prej këtij zakoni është më se krenari.

2.Moslarja e duarve pasi keni qenë në tualet. Sipas një hulumtimi të fundit, njerëzit kanë tendencë të mos lajnë duart pasi kanë hyrë njëherë në tualet. Shumica e këtyre njerëzve besojnë se nuk është e rëndësishme dhe është vetëm një humbje e kohës së tyre. Megjithatë, larja e duarve është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të parandaluar veten nga marrja e sëmundjeve të shumta.

3.Nuk ndryshoni furçën e dhëmbëve për një kohë të gjatë: Furça e dhëmbëve e lagur mund të mbledhë disa baktere në pak muaj, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj. Dentistët rekomandojnë ndryshimin e furçës së dhëmbëve çdo 2-3 muaj, sepse përdorimi i njëjtë për më shumë se 3 muaj mund të shkaktojë disa probleme serioze shëndetësore, të cilat mund të çojnë ndër të tjera, edhe në sëmundje të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat