Kujdes, kjo gjë është e rrezikshme për fëmijët

Këshilla mjekësore

Kujdes, kjo gjë është e rrezikshme për fëmijët

Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:56
Ilustrim

Një studim i ri shkencor ka treguar se ekspozimi ndaj dritës elektrike gjatë mbrëmjes tek fëmijët, ulë prodhimin e melatoninës pothuajse tërësisht.

Humbja e melatoninës është një shenjë që tregon se ritmet tona të qarkullimit të gjakut nuk janë në rregull. Melatonina është një hormon që është i rëndësishëm për ritmin kardiak dhe gjumin e rehatshëm.

Dhjetë fëmijë, të moshës tre deri në pesë vjeç, u ekspozuan ndaj dritave të ndritshme, për rreth një orë para se të flinin. Ulja e melatoninës filloi brenda dhjetë minutash dhe vazhdoi edhe për gjysmë ore pasi fëmijët kishin përfunduar qëndrimin për një orë nën dritën elektrike.

Një gjë e tillë mund të ulë kualitetin e gjumit si dhe mund të shkaktojë probleme serioze në një kohë afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat