Erëzat e freskëta kanë ‘shpërthyer’, ja si ti ruani gjatë

Këshilla mjekësore

Erëzat e freskëta kanë ‘shpërthyer’, ja si ti ruani gjatë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 22:08
Ilustrim

Meqene se disa erza nuk mund te sherbejne ne kuzhine te thara, sic jane majdanozi, kopra, borziloku, eshte mire qe ti ruani ato ne formen e tyre te fresket. Kjo mund te realizohet me ngrirje ose me yndyre si vaji i ullirit ose gjalpi i fresket organik.

Menyra 1
I lani mire erzat e freskta, i thani dhe i lini gjithe naten jashte ne nje pecete thate per te larguar krejtesisht lageshtiren. Me pas i copezoni imet dhe i vendosni ne kallepet e gatshem qe sherbejne per akuj kubike duke i mbushur ato deri mbi gjysem. Pjesen tjeter e mbuloni me uje dhe i vendosni ne ngrirje. Ne kete menyre mund te rrojne me muaj te tere dhe i perdorni si kubike ne supa apo salca.

Menyra 2
Erzat e freskta i lani mire, i thani dhe me pas i bluani me vaj ulliri, hudher, limon, kripe, piper dhe pak fara nga te preferuarat tuaja si fara kungulli, luledielli etj. Do te perftoni nje salce te cilen e vendosni serish ne kallepet e akujve dhe e ruani ngrirje me muaj te tere. Kjo vlen shume per borzilokun me te cilin mund te beni me pas makarona apo mund ta perdorni ne perime te pjekura ose thjeshte mbi buke te thekur.

Menyra 3 - Gjalpe me erza
Receta ime e preferuar eshte gjalpi me erza. Sa here qe te gjeni gjalpe te mire, sidomos te bagetive te imta qe kullosin ne natyre te gjelber dhe ne ajer te paster, mund te provoni ta pasuroni ate ne kete menyre:
• 1 racion majdanoz
• 2 racione gjalpe
• pak leng limoni
• pak hudher
• kripe, piper, sipas deshires

Pergatitja
1. Grini imet majdanozin pasi e keni lare dhe thare mire.
2. Grini hudhrat imet
3. Zbusni gjalpin ne temperature ambjenti ose duke e ngrohur pak.
4. I shtoni lengun e limonit, hudhren e grire, kripen piperin dhe ne fund e perzieni me majdanozin. 
5. Me leter kuzhine i jepni formen katrore dhe e vendosni ne frigorifer.
6. E perdorni me buke te thekur ose me mishin e pupes, peshkun apo mishin e vicit.
Ne kete menyre, gjalpi hollohet dhe humb dendesine kalorike duke fituar vlera te vecanta ne saje te hudhrave dhe majdanozit, dy thesare per shendetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat