11 shenja që tregojnë kancerin e lëkurës

Këshilla mjekësore

11 shenja që tregojnë kancerin e lëkurës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 22:59
Ilustrim

Fakt: Kanceri i lëkurës është forma më e zakonshme e kancerit në Sh.B.A. Fakt#2: Shumica e njerëzve nuk dinë përdorimin e rregullt të kremave me faktor të mbrojtjes nga rrezet e diellit. Kanceri vdekjeprues i lëkurës do të vazhdojë të rritet për 15 vitet e ardhshme.

Tani që ju frikësuam do të mundohemi që t`ua tregojmë anën pozitive të këtij tregimi. Lajmi i mirë është se sa më herët të identifikoni kancerin atëherë do jetë më lehtë për t`u shëruar, dermatologët arrijnë sukses në 90% të rasteve.

Më poshtë janë disa gjëra që e rrisin rrezikun nga kanceri:

Të keni dikë nga familja me histori të kancerit të lëkurës.
Lëkurë e zbehtë- posaçërisht nëse jeni bjonde apo kuqalashe.
Trajtimi i shpeshtë me X rreze (mund të duhen vite që të paraqesë rrezik real)
Të keni sëmundje që dobëson imunitetin sikurse Limfoma apo HIV.
Djegie të shkallës së lartë apo plagë të ekspozuara ndaj rrezeve UV.
Konsumimi i duhanit

Tani që u njohëm me faktorët që rrisin rrezikun, parashtrohet pyetja se si ta identifikojmë këtë sëmundje? Fillimisht duhet ta ndajmë kancerin e lëkurës në tre llojet themelore të tij: karcinoma e qelizave bazale (KQB), melanoma dhe karcinoma e qelizave squamous (KQS).

KQB është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës dhe zakonisht paraqitet në pjesët e ekspozuara ndaj rrezeve të diellit (qafë, fytyrë, duar, krahë). Melanoma zakonisht i referohet nishaneve të zeza, dhe është forma më vdekjeprurëse. KQS është e ngjashme me KQB mirëpo përfshin formën e kancerit që paraqitet brenda gojës, në buzë apo përreth organit gjenital, dhe zakonisht zhvillohet nga predispozitat gjenetike apo sëmundjet e mëparshme.

Ja shenjat e vogla që mund të tregojnë kancer në fazën e hershme të tij, dhe shenjë se duhet të kontrolloheni:

Nishane të zeza të pabarabarta. Nishane asimetrike janë shenjë e kancerit.
Nishane të dhëmbëzuar apo me skaje të parregullta.
Nishane që bëhen më të errëta apo vetëm ndryshojnë ngjyrë.
Nishane që rriten në diametër.
Nishane që gjakosin apo ju dhëmbin.
Puçrra që nuk humbin nga lëkura e ekspozuar në diell.
Lëndime në shputa të këmbëve që nuk shërohen.
Ekspozimi ndaj HPV. Kjo është e pazakontë pasiqë gjenitalet zakonisht nuk shohin diell por nëse ekspozohen mund të zhvillojë qeliza squamous dhe të shkaktojë kancer të lëkurës.
Një plaqë që nuk shërohet. Kjo zakonisht i referohet plagëve në gojë ( të shkaktuara nga duhani). Kanceri oral i lëkurës bie nën KQS.
Vija të zeza apo kafe nën thonjë.
Lëkurë e leskëruar dhe me lëvozhga. Duhet të keni parasysh se ka dallim të madh mes kancerit të lëkurës dhe gjendjeve si lëkura e thatë, psoriasis apo ekzema.

Përderisa këto siptome nuk janë 100% tregues të sigurtë, duhet që të kontrolloheni tek mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat