Për shëndet më të mirë – ngisni biçikletën

Këshilla mjekësore

Për shëndet më të mirë – ngisni biçikletën

Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Përdorimi i biçikletës ju formëson mendimin dhe rrit ndjeshëm gjendjen tuaj emocionale. Aktiviteti fizik në përgjithësi është një çudibërës për shëndetin dhe mban larg sëmundje nga më të rrezikshmet.

Njerëzit që ngasin biçikletën, për arsye shëndetësore, shpesh marrin avantazhe si: ulja e presionit të gjakut, përmirësimi i niveleve të kolesterolit, rënia në peshë dhe reduktimi i rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve shëndetësore dhe dy llojeve të diabetit.

Por çka shumë njerëz harrojnë ose nuk dinë, është fakti se pedalimi i një biçiklete ndihmon në ndërtimin e një truri më të mirë, si nga struktura edhe nga funksionimi.

Shkencëtarët që studiojnë efektet psikologjike të aktivitetit fizik ndonjëherë u kërkojnë vullnetarëve të ngasin një biçikletë jashtë për një kohë të caktuar ose të pedalojnë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat