Kurkumi ul rrezikun nga infarkti te pacientët me sëmundje të zemrës

Këshilla mjekësore

Kurkumi ul rrezikun nga infarkti te pacientët me sëmundje të zemrës

Më: 9 maj 2018 Në ora: 17:57
Foto Ilustrim

Mëlmesa kurkumi që përdoret në mjekësinë tradicionale kineze dhe indiane në mënyrë të konsiderueshme ul rrezikun nga sulmi në zemër i cili shfaqet si pasojë e vendosjes së bypassit.

Ekstrakti i mëlmesës kurkum ose rrënjës së verdhë, përndryshe antioksidanti i mire i njohur për veprimin kundërinflamator, redukton rrezikun nga sulmi në zemër te pacientët të cilëve u është vendosur bypassi i zemrës për 65 për qind, zbulon studimi i Universitetit Chiang Mai në Tajlandë, i kryer në 121 pacientë.

Gjysma e pacientëve ka marrë kapsula të kurkumës, të cilat i kanë konsumuar tri ditë para operacionit dhe pesë ditë pas vendosjes së bypassit të zemrës. Çdo ditë kanë marrë katër kapsula. Grupi tjetër i pacientëve kanë konsumuar numrin e njëjtë të kapsulave placebo të cilat i kanë konsumuar në periudhën e njëjtë si dhe grupi i parë, shkruan Reuters.

Pas operacionit 13 për qind e pacientëve të cilët kanë konsumuar kurkumë kanë pasur sulm në zemër për dallim nga 30 për qind të atyre që kanë përdorur kapsulën placebo. Pacientët të cilët kanë marrë ekstraktin e kurkumës kanë pasur 65 për qind rrezik më të vogël nga sulmi në zemër, pohon studimi.

Gjatë operacionit për shkak të furnizimit të reduktuar me oksigjen mund të dëmtohet muskuli në zemër dhe kështu të rritet rreziku nga sulmi në zemër. Ekstrakti i kurkumës mund të reduktojë këtë rrezik, nëse kombinohet me mjekimin tradicional, pohojnë ekspertët. Proceset inflamatore janë të rëndësishme në zhvillimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve, por edhe te sëmundjet e zemrës, thekson Bharat Aggarwal nga Qendra për kancer në Anderson, Teksas.

“Kurkumi redukton proceset inflamatore, nivelin e toksicitetit të oksigjenit në organizëm si dhe dëmet e shkaktuar nga radikalet e lira”, shpjegon dr. Jawahar Mehta nga Universiteti Arkansas.Ekstraktet e kurkumës përdoren në mjekësinë tradicionale kineze dhe indiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat