Anë e mbanë botës, plastika është shndërruar në një problem mjedisor dhe rrezik për shëndetin publik. Më shumë se 90% e zogjve dhe peshqve supozohet të konsumojnë plastikë duke e përcjellë edhe tek njerëzit që e konsumojnë mishin e tyre.
Cila është zgjidhja?
Zvogëlim, Ripërdorim, Riciklim i mbeturinave plastike. Mbetjet nuk duhet trajtuar më si një plehrë, por si një resurs ekonomik me vlerë.
Në vitin 2016, BE zbatoi planin që parasheh riciklimin e 75% të mbetjeve deri në vitin 2030.
Çdo nismë personale ka rëndësi qoftë nga persona fizikë apo juridikë.