Hekuri i tepërt në tru, shkaktar potencial i Alzheimerit

Këshilla mjekësore

Hekuri i tepërt në tru, shkaktar potencial i Alzheimerit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 21:29
Ilustrim

Një lloj hekuri i quajtur magnetit mund të ndihmojë studiuesit në rrugën për një trajtim më efektiv për sëmundjen Alzheimer.

Magnetiti zakonisht nuk gjendet në trurin e njeriut, por studiuesit thonë se metali është i pranishëm në trurin e njerëzve të prekur nga Alzheimer.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se magnetiti gjendet në grupet e proteinave jonormale të njohura si pllaka amiloide që janë simptomatike të kësaj sëmundjeje.

Kuptimi se pse ata janë atje mund të çojë në trajtim më efektiv.

Sipas Shoqatës Alzheimer, pothuajse 6 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara po jetojnë me këtë sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat