Ndiqni këta hapa për t’u kujdesur për lëkurën e thatë të duarve

Këshilla mjekësore

Ndiqni këta hapa për t’u kujdesur për lëkurën e thatë të duarve

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Për secilin që ka lëkurë të thatë, është tejet e rëndësishme sidomos kujdesi ndaj duarve.

Përdorimi i vazhdueshëm i duarve përgjatë ditës mund të shkaktojë dëme, duke filluar që nga larja e enëve e deri te shëtitjet e dimrit pa doreza.

Për kujdes ndaj duarve është tejet e rëndësishme që të përdorni produktet e duhura, pra ato që janë të prodhuara vetëm për lëkurën e thatë. Pas larjes së duarve gjithmonë aplikoni kremin.

Me uljen e temperaturave, ulet edhe sasia e lagështisë në ajër, kështu lëkura do të jetë edhe më e thatë apo edhe mund të çahet, përcjell KosovaPress. Kujdesuni që të mbani doreza gjatë stinëve të ftohta. Diçka tjetër tejet e rëndësishme është që t’i lyeni duart para se të flini. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat