5 shenjat paralajmëruese të kancerit të stomakut që nuk duhet t´i injoroni kurrë

Këshilla mjekësore

5 shenjat paralajmëruese të kancerit të stomakut që nuk duhet t´i injoroni kurrë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:29
Ilustrim

Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit. Megjithatë, tek shumë pacientë dhimbja nuk është ndër shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes. Në fakt, karakteristika më e zakonshme e fazave të para të kancerit të stomakut mund të jetë se nuk shfaq asnjë simptomë. Të gjithë kemi dhimbje stomaku në një moment të caktuar, por kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësohemi se kemi kancer në stomak. Nuk është ndër llojet e kancerit më të zakonshëm dhe në shumë raste dhimbjet e stomakut nuk vijnë si pasojë e kancerit. Sa i zakonshëm është kanceri i stomakut? Rreth 1 në 11 të rritur zhvillojnë kancer të stomakut në një moment të jetës së tyre. Kjo sëmundje është më e zakonshme tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Kanceri i stomakut zakonisht nuk është një sëmundje e trashëgueshme. Rastet më të shumta janë sporadike ose të shkaktuara nga një mutacion rastësor në ADN. Edhe pse ka mutacione gjenetike shumë të rralla të lidhura me këtë sëmundje, ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të bëhet testi, vetëm nëse shumë njerëz të afërt me ju e kanë pasur këtë sëmundje. Megjithatë, duhet t’i dini shenjat paralajmëruese të kancerit në stomak që nuk kanë lidhje me dhimbjet:

1.Gjak në jashtëqitje ose villni gjak: Edhe pse është shumë larg një shenje të sigurt të kancerit të stomakut – si koliti ashtu edhe sëmundje e Crohn mund të shkaktojnë jashtëqitje me gjak – gjaku si në jashtëqitje ashtu edhe vjellja gjak kërkojnë një vizitë të menjëhershme tek mjeku specialist. Nëse gjakderdhja lidhet me kancerin në stomak, gjaku në jashtëqitje mund të ketë një ngjyrë të errët duke qenë se është përpunuar nga enzimat tretëse. Nëse villni gjak, ka shumë mundësi të duket i kuq i shndritshëm dhe mund të ketë një teksturë si kokrrat e kafes duke qenë se është tretur pjesërisht.
2.Mungesë oreksi: Ishit shumë të uritur kur u ulët për të ngrënë, por vetëm pas disa kafshatave, ju iku dëshira për të ngrënë dhe duket sikur nuk ju shkon më ushqimi poshtë? Kjo mund të jetë një tjetër shenjë që mund të paralajmërojë për kancer të stomakut, sidomos nëse edhe ngopeni shumë më shpejt se më parë.
3.Rënie e pashpjegueshme në peshë: Shumë gjendje shëndetësore, si diabeti tip 1, sëmundja e Adisonit dhe sëmundja Crohn mund të shkaktojnë rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme. Në këtë listë shtoni edhe kancerin e stomakut. Nëse po humbisni peshë në mënyrë drastike, pa mbajtur asnjë lloj diete, duhet mos ta injoroni këtë fakt. Flisni me mjekun nëse rënia në peshë është shumë e dukshme dhe pa asnjë arsye, të dukshme.
4.Fryrje barku, diarre dhe kapsllëk: Ka shumë kuptim që zhvillimi i një mase tumorale në stomak t’ju shkaktojë ndjesinë e fryrjes së barkut ose të ndërhyjë tek lëvizja e zorrëve.
5.Urth: Urthi mund të jetë gjithashtu një paralajmëruese e kancerit në stomak. Predispozitat janë më të larta që simptomat t’i përkasin një problemi tjetër dhe jo kancerit, megjithatë është mirë të bëni një vizitë tek mjeku për të zbuluar çfarë nuk shkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat