Pesë arsye për të pirë çaj!

Këshilla mjekësore

Pesë arsye për të pirë çaj!

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 20:50
Ilustrim

Çaji është një nga pijet e preferuara të njerëzve sidomos gjatë sezonës së gripave dhe stinës së dimrit.

Por ka edhe arsye të tjera që na stimulojnë të vazhdojmë ta pijmë atë.

Këto janë pesë arsye shkencore.

1.Një studim ka vërtetuar se pirja e çajit ndihmon në parandalimin e diabetit dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Kombinimet magjike në çaj, të njohura si polifenol, besohet se bllokojnë thithjen e sheqerit në qarkullim të gjakut raporton TheMail.

2. Shkenctarët kanë zbuluar se pirja e çajit të zi zvogëlon rrezikun e dëmtimit të njohjes te personat e moshuar deri në 50%, kurse te ata që këtë sëmundje e kishin gjenetikisht rreziku zvogëlohet në 86%.

3 .Arsyeja e tretë do të gëzojë gratë sepse kjo pije mund të jetë shkakë që ato të jetojnë më gjatë. Një studim i bërë në Australi në vitin 2015, nga 1000 gratë mbi moshën 75 vjeçare u vërtetua se ato që pinë dy gota çaj në ditë kishin 40% më shumë mundësi për të jetuar më gjatë.

4. Një studim tjetër i bërë më 2003 ka rezultuar se çaji ndihmon sistemin imunitar edhe për të luftuat infeksionet.

5. Përveq rezultatit se çaji është shkakë për jetëgjatësi, ai në plakje do t’iu bëjë të dukeni më të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat