Qëndrimi gjatë ulur, dëmton shpinën

Këshilla mjekësore

Qëndrimi gjatë ulur, dëmton shpinën

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i publikuar javën e fundit tregon se njerëzit në botë po bëhen gjithnjë e më shumë përtacë.

Rreth 1.4 miliardë njerëz bëjnë më pak lëvizje dhe aktivitete fizike gjatë ditës dhe kjo po u kushton me shëndet. Kjo shpesh mund të sjellë sëmundjet e zemrës, diabetit dhe shumë sëmundje tjera.

Qëndrimi ulur po del të jetë problem edhe për Gjermanët.

Prof. Dr. Bernd Kladny, rreth 85% e gjermanëve kanë pasur së paku një here problem me shpinën, shkruan Bild am Sonntag.

Dr. Kladny pohon se “dhimbja e shpinës, është një sinjal i qartë se diçka nuk është në rregull me organizmin”. Në qoftë se jemi duke bërë diçka gjatë asaj kohe, ose duhet ta lëmë këtë,ose ta bëjmë në tjera mënyra.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat