Fëmijët bëjnë ‘sherre’ e ju i godisni, e merrni me mend se çfarë mund të pësojnë

Këshilla mjekësore

Fëmijët bëjnë ‘sherre’ e ju i godisni, e merrni me mend se çfarë mund të pësojnë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 23:48
Ilustrim

Goditja e fëmijëve që bëhet si formë e ndëshkimit mund t’i inkurajojë ata që të sillen në mënyrë më agresive.

Psikologët po bëjnë thirrje që kjo gjë të ndërpritet, për shkak të efektit që ka në shëndetin mendor të fëmijëve.

Një propozim është paraqitur nga Shoqata e Psikologëve të Arsimit në Britani të Madhe, me të cilin i është kërkuar qeverisë të pranojë se ndëshkimi fizik mund të ketë efekte negative afatgjata në zhvillimin e fëmijës.

Prindërit dhe kujdestarët aktualisht lejohen t’i godasin me lehtësi fëmijët, praktikë që quhet “ndëshkim i arsyeshëm” dhe gjendet në nenin 58 të Ligjit për Fëmijët të vitit 2004.

John Drewicz, president i Shoqatës së Psikologëve, të mërkurën në konferencën vjetore në Mançester, ka folur për atë se si ndëshkimi i tillë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre mendor dhe mund t’i inkurajojë ata që të sillën në mënyrë agresive dhe të dhunshme.

Për këtë çështje reagoi edhe shoqata bamirëse “Save the Children”, e cila theksoi se të gjithë fëmijët kanë të drejtën e mbrojtjes nga dhuna, shfrytëzimi, abuzimi dhe neglizhimi.

Ndëshkimi trupor u ndalua me ligj në shkollat ështetërore britanike në vitin 1986, por mbeti ligjor në shkollat private deri në vitin 1998 në Angli dhe Uells, deri në vitin 2000 në Skoci dhe deri në vitin 2003 në Irlandën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat