Frutat e pyllit, lidhja e tyre me shëndetin

Këshilla mjekësore

Frutat e pyllit, lidhja e tyre me shëndetin

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 23:16
Foto ilustruse

Frutat e pyllit, janë të preferuara për shumë njerëz pasi përveç shijes së mire, pjesa më e madhe e tyre rritet në gjendje të egër.

Manaferra, luleshtrydhja, boronica e mjedra janë të mbushura me minerale, fibra dhe vitamina, këto po ashtu janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat e njerëzve nga dëmet që shkaktojnë radikalet e lira.

Përveç këtyre vetive, frutat e pyllit kanë pak kalori dhe janë alternativë e mirë për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll.

Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm që edhe mund ta gjesh gjatë tërë vitit, ajo ështe e pasur me vitaminë C.

Mjedra ani se është frut jetë shkurtër dhe delikat, përmbanë kacium, magnez dhe vitaminë C.

Boronica është në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.

Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kaciumi, vitaminë c dhe kalium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat