Trump shembi “murin sovjetik” midis dy Koreve - Bota Sot
Trump shembi “murin sovjetik” midis dy Koreve

Kolumne

E mërkurë, 19 shtator 2018

Trump shembi “murin sovjetik” midis dy Koreve

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 10 shtator 2018 Në ora: 07:22
Donald Trump

Donald Trump është presidenti i parë i suksesshëm amerikan, që bindi diktatorin e Koresë Veriore, Kim Jon Un  të takohej me të në Samitin e përbashkët historik në  ishullin pitoresk Santosa të Singapurit, më 11 qershor 2018, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Koresë Veriore për të evituar rrezikun eventual nga shpërthimi i një lufte bërthamore si pasojë e armatimit bërthamor të Koresë Veriore. Për këtë qëllim, Trump dhe Kim u dakorduan dhe nënshkruan Marrëveshjen historike paqësore, që të bëhet denuklearizimi i tërësishëm i Gadishullit Korean”.

-Trump, personalitet botëror me vision paqësor

Presidenti i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi është personalitet botëror i shekullit XXI, sepse shpëtoi botën nga katastrofa bërthamore, si dhe zhveshi  dhe demaskoi përgjithmonë  para tërë botës “Teorinë e Konspiracionit të Madh Sovjetik” në kontinentin e Azisë, që pati për pasojë luftën 3-vjeçare (1950-1953) në Gadishullin Korean, ku humbën jetën “ 3 milionë koreanë” për shkak të involvimit ushtarako-politik, diplomatik dhe propagandistik subversiv të Moskës dhe të Pekinit, me ç’rast copëtuan Korenë në dy shtete (veriore dhe jugore).

Kjo është arsyeja kryesore dhe e ngutshme, që Donald Trump të jetë laureat i Çmimit Nobel për Paqe.

-Trump, duke kuptuar thellësisht dhe duke çmuar lart  esencën e mbrojtjes së vlervae universale të rendit botëror: sigurinë, stabilitetin, demnokracinë, zhvillimin, humanizmin, prosperitetin dhe paqen mes popujve dhe shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore, si vlera kooperuese dhe integruese, që garantojnë  respektimin dhe ruajtjen e të drejtave  dhe lirive dhemelore të njeriut, si dhe të mbrojtyjes së objektivave dhe të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara) Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare shkallmoi mitin shekullor  të “Teorisë së Konspiracionit të Madh  Sovjetik” për kontaminimin e Azisë me farën e   e kuqe të komunizmit të  BRSS-së.

-Ndaj, duke qenë se Presidenti Donald Trump mori një hap të guximshëm për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, si dhe për vendosjen e detantit mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për krijimin e kushteve serioze dhe të klimës realiste për RIBASHKIMIN  e DY KOREVE SI NJË POPULL DHE NJë SHTET I PËRBASHKËT,  me qëllim  të ruajtjes së paqesë, të sigurisë dhe të prosperitetit jo vetëm brenda kontinentit të Azisë, por në përmasa  botërore,  QË TANI, MERITON  TË LAUROHET ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE!

Marrëveshja , kthesë historike në shërbim të paqes botërore

-Arritja e Marrëveshjes historike Donald Trump-Kim Jon Un, me qëllim të denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean, të sigurisë dhe normalizimit të marrëdhënieve  mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vërtet është prologu i një kaptine të re historike jo vetëm për këto dy vende dhe për Gadishullin Korean, përkatësisht për kontinentin e Azisë, por për gjithë bashkësinë ndërkombëtgare, sepse  në këtë rast evitohet rreziku potencial  i shpërthimit të një lufte bërthamore katastrofike për gjithë njerëzimin.

Për arritjen e kësaj Marrëveshjeje, të dytë nënshkruesit e saj, Donal Trump dhe Kim Jon Un deklaruan për masmedia se ndihen të kënaqur me zhvillimin e  dialogut të tyre, sepse të dytë u pajtuan që Gadishulli Korean, të denuklearizohet në tërësi, si dhe të lihet anash e kaluara, dhe të fillojë një detante  i ri në marrëdhëniet  mes Amerikës dhe Koresë Veriore. Sipas Trumpit, takimi me kryetarin e Koresë Veriore, Kim Jon Un, “ishte një progres I madh dhe pozitiv, më shumë sesa pritej nga të tjerët… Shpresoj se së shpetji, do ta ftoj Kimin, që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Shhumë shpejt do të fillojë denuklearizimi i Gadishullit Korean, si dhe ndërprerja e manovrave të përbashkëta ushtarake  amerikano-jugokoreane, me qëllim të kërcënimit të Koresë Veriore, sepse kjo formë e stërvitjeve ushtarake po ngre tensionin ndërmjet dy vendeve. Prandaj, ndërprerja e tyre,  është edhe profitabile, sepse Amerika do të kursejë shuma të mëdha parash.”

Ndërkaq, në anën tjetër, kryetari i Koresë Veriore, Kim Jon Un u dakordua me presidentin amerikan, Donald Trump, që të bëhet denuklearizimi I Gadishullit Korean, duke  premtuar se  vendi i tij, “do ta lërë pas të kaluarën”, në mënyrë që të hapej një kapitull të ri i bashkëpunimit paqësor mes dy vendeve. Kjo është një lloj garancie për t’u besuar Trumpit dhe Kimit se Marrëveshja e arritur mes tyre, nuk ka vetëm karkater simbolik dhe retorik përpara kamerave të fotoreporterëve dhe të gazetarëve, që ndoqën atë samit, por, para së gjithash ka karakter historik dhe paqësor, që me gjasë, do të qetësojë jo vetëm Azinë, por mbarë botën.

Prandaj, ia vlen të thekojmë se pas përpjekjeve dhe anagazhimit të madh 70-vjeçar (1950-2018) për  pengimin e penetrimit komunist kino-sovjetik në Gadishullin e Koresë, meritat më të mëdha historike, politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike i  kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë të vërtetë të pamohueshme, së fundi e vulosi edhe presidenti  aktual historik, Donald Trump, i cili në saje të vendosmërisë, të mbrojtjes së interesit nacional  amerikan dhe të strategjisë  realiste dhe vizionare në shërbim të  stabilitetit,të sigurisë dhe të koekzistencës  paqësore ndërkombëtare, ia arriti që në sy të gjithë botës demokratike, të triumfojë mbi “Teorinë e Konspiracionit të Madh Sovjetik”  në Azi, duke lidhur Marrëveshjen historike paqësore me kryetarin e Koresë Veriose, Kim Jon Un në Singapur, më 12 qershor 2018.

Ky është argumenti dhe justifikimi kryesor me peshë historike, politike, diplomatike, humane dhe paqësore, pse Presidentit amerikan, Donald Trump  t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe për arritjen e Marrëveshjes historike paqësore mes Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Koresë Veriore për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, bërë në Singapur, më 11 qershor 2018.

Ky është prologu i kaptinës së re historike  dhe paqëore për pajtimin e popullit koren dhe për ribashkimin e të dy Koreve në NJË SHTET TË PËRBASHKËT DEMOKRATIK   TË BEGAT SIPAS MODELIT AMERIKAN DHE EVROPIAN PERËNDIMOR, JO  sipas sistemit  varfnjak të falimentuar komunist sovjetik, i cili nuk jeton më as në Rusi, që nga shembja e Murit të Berilinit (1989), si rezultat direkt i arritjes së Marrëveshjes historike paqësore Ronald Reagan –Mihail Gorbaçov, të arritur në Rejkjavik të Islandës, më  11-12 tetër 1986,  me qëllim të kufizimit  dhe të kontrollit të armëve bërthamore strategjike ndërmjet SHBA-së dhe BRSS-së si parakusht për eliminimin e luftës së ftohtë mes dys superfuqive botërore.

Kryetari Kim Jon Un, të ndjekë shembullin pozitiv të Mihail Gorbaçvit, i cili me ndihmën e presidentit Ronald  Reagan mbylli kaptinën gjysmëshekullore të luftës së ftohtë

-Ndaj, është e domosdoshme dhe, para së gjithash për interesin e përbashkët të popullit gjithëkorean dhe për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e vendeve të tjera fqinje aziatike, që kryetari i Koresë Veriore, Kim Jon Un, ta mbështetë dhe ta zbatojë me konsekuencë Marrëveshjen historike paqësore për denuklearizimin e Gadishullit Koran, të arritur dhe të nënshkruar me presidentin amerika, Donald Trump në Singapur, më 12 qershor 2018.

Nuk ka asnjë dilemë se arritja e kësaj Marrëveshjeje historike paqësore thelbësisht  nënkupton edhe epilogun e  luftës së ftohtë,  të konflikteve dhe të incidenteve të armatosura mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore, gjatë  70 viteve të shkuara, si shkak dhe pasojë  e interesave ideologjike, politike dhe ushtarake të  penetrimit dhe të shtrirjes së komunizmit sovjetik, edhe në Azi.

Pjongjangu dhe Seuli, ta mbështesin  Marrëveshjen Trump –Kim Jon Un!

-Një popull dhe një territor i përbashkët, pse të mos kenë një fat dhe një jetë të përbashkët? - Të të gjithë koreanët (veri-jug, lindje, perëndimn) e Gadishullit Korean të jenë të pasur, të zhvilluar, të demokratizuar, të përparuar, duke jetuar në mirëqenie e begati të plotë, ashtu sikurse Japonia, Amerika, Kanadaja etj., JO veriu të jetojë i varfëruar në skajshmëri dhe i izoluar nga Jugu, si dhe nga bota e zhvilluar dhe e përparuar demokratike.

Andaj, logjika  racionale dhe humaniste  nuk pranon një system të tillë, që varfëron popullin dhe varros të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sikur që është rasti në Korenë Veriore, e cila sa më parë, duhet të ndryshojë   dhe të reformojë sistemin komunist, duke e zëvendësuar me reforma të reja të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë, ku shprehja e mendimit, e fjalës  dhe e votës së lirë e popullit , të jetë alfa dhe omega e ndërtimit të shtetit demokratik, ashtu sikurse që është rasti me Korenë Jugore.

Presidenti Trump, shans historik për ribashkimin e dy Koreve dhe për denuklearizimin e Gadishullit Korean

Sepse ky është rasti i parë në historinë e popullit Korean, që  të ribashkohen si komb dhe si shtet i vetëm në aatdheun e tyre të përbashkët, i cili pas përfundimit të LDB-së, u copëtua dhe u nda për ineteresa hegjemoniste, ideologjike, ekonomike, ushtarake  dhe strategjike të fuqive të mëdha botërore.

Duke qenë se koreanët janë popull dhe një territor i përbashkët, por i ndarë në dy pjesë-në dy shtete me systeme të ndryshme  politike: kapitaliste dhe komuniste, si rrjedhim i luftës së viteve (1950-1953), ku për shkaqe  ideologjike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike, ekonomike, hegjemoniste dhe militariste  të përhapjes dhe shtrirjes së komunizimit ruso-sovjetik, BRSS-ja për qëllime të tillla krijoi Korenë Veriore  si marionetë të vet. Kështu që, okupimi i Koresë Veriore nga ana BRSS-së involvoi në luftën 3-vjeçare (1950-1953) Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila së bashku me OKB-në bëri përpjekje të mëdha politike, dipomatike dhe ushtarake, që të mos copëtohej territori i Gadishullit Korean në dy shtete sipas së ashtuquajturës “Paralelja 38” e sajuar nga BRSS-ja me mbështetjen dhe me ndërhyrjen ushtarake të Kinës. Mirëpo, nuk pati sukses, me gjithë Marrëvshjen e arritur me Bashkimin Sovjetik në vitin 1945, që të krijohej vetëm NJË SHTET I VETËM KOREAN.

Me gjithë dështimin e negociatave me BRSS-në, Amerika, edhe më tej ngulmonte, që të formohej  vetëm një shtet Korean. Këtë kërkesë, Uashingtoni zyrtar ia parashtroi Asamblesë së Përgjithshmme më 1947, e cila miratoi Rezolutën  për zgjedhjet e kuvendit kombëtar të gjithë Koresë nën mbikëqyrjen e Komisionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkauara.

Mirëpo, edhe kjo përpjekje e OKB-së dështoi, sepse  Komisionit të saj të theksuar iu ndalua hyrja në pjesën  e territorit  të Koresë  Veriore (Paralelja 38). “Kështu që OKB-ja  njohu vetëm pushtetin e zgjedhur në pjesën jugore  të Gadishullit Korean. – Si kundërpërgjigje,  në pjesën veriore, që ndodhej në pushtimin sovjetik, krijohet   pushteti i ri, që deklaroi  përfaqësimin dhe përfshirjen e tërë territorit dhe të popullsisë së Koresë”.

Me gjithë krijimin e  Koresë Veriore, ky nuk njihet nga Kombet e Bashkuara dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mëpastaj, filloikaptina e luftës trivjeçare (1950-1953) mes OKB-së me Amerikën në krye për mbrojtjen e Koresë Jugore dhe, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, të cilat okupuan Korenë Veriore, duke krijuar zonën e “Paralelesë 38” në saje të luftës së përbashkët me ushtrinë e Koresë Veriore.

Kundër okupimit të Koresë Veriore nga ana e trupave sovjetike dhe kineze, “Këshilli i Sigurimit në bazë të kërkesës së parashtruar të Amerikës, nxori tri rezoluta. E para, denoncoi:  1) Sulmin e aramatosur  të trupave verikoreane, duke e cilësuar si cenim të paqes dhe, për këtë arsye urdhëroi ndërprerjen e armiqësive dhe të tërheqjen  e trupave të Koresë Veriore. E dyta, rekomandoi shtetet anëtare të OKB-së, që t’i ndihmonin Kores Jugore, në rast sulmi eventual, si dhe në rivendosjen  e sigurisë dhe të paqes. E treta, miratoi formimin e forcave të përbashkëta nën flamurin e OKB-së. Ndërkaq, nga Amerika kërkoi organizimin e forcave të përbashkëta, si dhe caktimin e komandantit të tyre. Në këtë detyrë u emërua gjenerali amerikan  Douglas MacArtur.”

Mirëpo, edhe pas kalimit të “Paraalelës 38” në zonën e Koresë Verior,  forcat  e armatosura të koalicionit të OKB-së, të udhëhequra nga gjenerali MacArtur pësojnë disfatë të rëndë nga  sulmi  i  “200 mijë trupave invaduese kineze, të cilat më 26 nëntor 1950 kaluan lumin Yale dhe, asgjësuan  forcat e OKB-së të  komanduara nga gjenerali MacArtur, duke i detyruar që të tërhiqeshin jashtë zonës veriore të “Paraleles 38”. Në këtë ofensivë masive të forcave luftarake kineze, vriten 13 mijë ushtarë të OKB-së, kryesisht amerikanë…”  Kjo ndërhyrje brutale agrsive kineze ndodhi pas arritjes së Marrëveshjes mes Mao Ce Dunit dhe  Stalinit, bërë në Moskë, më 16 dhjetor 1949.

Nuk ka asnjë dilemë se një pëlqim i tillë   i diktatorëve komunistë Mao Ce Dun – Stalin ishte arritur në bazë të së ashtuqujaturës “Strategjia e konspiracionit të Madh Sovjetik”, që kishte për qëllim jo vetëm pushtimin e Koresë Veriore, por edhe të tërë Azisë, duke qenë se  politika dhe diplomacia sovjetike, Kinën e llogariste si pratnerin kyç për përhapjen e ideve komuniste dhe të nidikimit rus, edhe në këtë rajon, duke përfshirë edhe Gadishullin e Koresë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test