Fotolajm: Presidentja Jahjaga pi kafe në sheshin “Nëna Tereze”

Kosova

Fotolajm: Presidentja Jahjaga pi kafe në sheshin “Nëna Tereze”

Nga: Bota sot Më: 20 prill 2011 Në ora: 16:01

E rrethuar me bashkëpunëtorët e saj, këshilltarët politikë, pa truprojë dhe krejtësisht e relaksuar, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga është parë sot në mesditë duke pirë kafe në lokalin Rings që gjendet në qendër të Prishtinës në Sheshin “Nëna Tereze”. Kjo dalje e lirë në opinion e një zyrtari të lartë të Kosovës nuk është parë më herët. Kjo dalje e lirë e presidentes Jahjaga është një shembull i mirë edhe për liderët e tjerë institucionalë e politikë të Kosovës të cilët lëvizin me kordona të gjata të veturave të zeza, me përcjellje policore dhe me nga një grumbull “bodiguardësh” të cilët zakonisht mbajnë syze të errëta, kanë “qafa të trasha” e frizura të rruara prapa koke (janë tullacë).

Presidentja Jahjaga duket se do të “shemb” këto “mure” që i rrethojnë zyrtarët e lartë të Kosovës. Ajo me këtë veprim po tregon se është e barabartë me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se është e lirë të pi kafe në mesditë edhe në një lokal në qendër të Prishtinës.

I bëftë mirë kafeja!

Le të marrin shembull edhe zyrtarët e tjerë nga presidentja Jahjaga!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat