Vatra: Shqiptarët po dënohen si në kohën e Milosheviqit - Bota Sot
Vatra: Shqiptarët po dënohen si në kohën e Milosheviqit

Kosova

E premte, 26 gusht 2016

Vatra: Shqiptarët po dënohen si në kohën e Milosheviqit

Më: 19 shtator 2012 Në ora: 18:43

Dënimi i 11 shqiptarëve me 116 vjet burg, është dëshmi se dhuna e Serbisë ndaj shqiptarëve është e njëjtë si në kohën e Milosheviqit, thuhet në reagimin e shoqatës “Vatra” nga Gjilani e themeluar nga shqiptarët e dëbuar nga Kosova Lindore prej pushtetit serb. “Këto akuza ishin montime të pushtetit serb, dhe këtë e bënin se, në atë kohë u duhej pushteti pushtetarëve nacionalist serbë, për justifikime politike të jashtme e të brendshme, ndërsa tani dënimi me 116 vjet sigurisht u duhet për të shantazhuar ndërkombëtarët e Kosovën në bisedimet e ardhshme të mundshme Kosovë- Serbi”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate, e cila është e para prej ojq-ve në Kosovë që ka reaguar pas këtij dënimi drakonik, ndaj shqiptarëve, të cilët janë po nga kjo ajo pjesë e Kosovës.
Shoqata vlerëson se zvarritja dhe rrëzimi i vendimti të shkallës së parë, tregon se drejtësia serbe nuk kishin argumente, “se ata djem janë të pafajshëm, por me këtë pushteti serb pretendon se ata kanë bërë krime, por kjo është bërë vetëm pse ata janë shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë dëshirojnë të mbajnë të tensionuar situatën në Kosovën Lindore, duke krijuar psikozën e largimit të qytetarëve shqiptarë nga trojet etnike të tyre dhe duke provokuar edhe ndonjë incident që ajo (Serbia), nesër të ketë edhe një alibi për ndonjë sulm tjetër apo burgosje tjera të shqiptarëve, duke paraqitur kështu para botës (ashtu siç dinë ajo) se ja, shqiptarët janë ata që po bëjnë vrasje, ata nuk e donë demokracinë, ata nuk e donë stabilitetin etj.”
“Vatra” kërkon që këta djem të lirohen menjëherë, ngase janë të pafajshëm ashtu siç kanë qenë gjithmonë, “sepse UÇK-ja dhe UÇPMB-ja kanë luftuar për liri, kanë luftuar kundër një regjimi pushtues milosheviqian duke bërë luftën më të drejtë e më të pastër në botë”.
Kjo shoqatë kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t’i kërkojë me ngulm Serbisë që ti lirojë shqiptarët e pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të vazhdojë rrugën e Milosheviqit.
Sot nga Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd u dënuan me 116 vjet burg 11 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga “drejtësia serbe” për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999, ndërsa 6 të tjerë u liruan.
Ky grup i cilësuar si “Grupi i Gjilanit”, është akuzuar se ka bërë vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan. Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të vitit 2008, një në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa procedura gjyqësore ndaj tyre ka filluar në shtator 2009. BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test