Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë takuan një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s - Bota Sot
Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë takuan një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kosova

E mërkurë, 27 korrik 2016

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë takuan një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 17:34

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, të prirë nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq, u takuan sot me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në këtë takim, u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, pozitën e komunitetit serb si dhe për mënyrën e integrimit të tyre në institucionet e Kosovës.
Përfaqësuesit e delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të prirë nga Tomas Jopling, u shprehën të gatshëm të ndihmojnë këtë komunitet në rrugën e integrimit të plotë të tyre, nga të cilët, po ashtu kërkuan angazhim dhe gatishmëri më të madhe për arritjen e këtyre objektivave.
Përfaqësuesit e komunitetit serb, ndërkaq, duke folur për pozitën e tyre, shprehën qëndrim kritik ndaj institucioneve të Kosovës, me theks të veçantë për masat jo të mjaftueshme për zbardhjen e incidenteve, të cilat sipas tyre janë me motive etnike. Po ashtu, ata thanë se përpos mungesës së sigurisë fizike, atyre ju mungon edhe perspektiva për të jetuar. Për këtë, ata shprehën bindjen se ndodhë për shkak të njohjes së hershme të Pavarësisë së Kosovës nga faktori ndërkombëtar, për të cilin po ashtu thanë se edhe sot ka qëndrim të njëanshëm kundruall nevojave dhe aspiratave të komunitetit serb në Kosovë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test