Rrahja e studentëve, qeveri e stresuar - Bota Sot
Rrahja e studentëve, qeveri e stresuar

Kosova

E shtunë, 23 korrik 2016

Rrahja e studentëve, qeveri e stresuar

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 19:00

Pavarësisht nga të dhënat që mund të bëjnë përgjegjës eventualisht studentët për retorikën apo këmbënguljen e tyre, policia e Kosovës, përkatësisht qeveria nuk mund të arsyetojë forcën disproporcionale të përdorur nga ajo. Dihet botërisht se përdorimi i dhunës disporporcionale nuk është vetëm shenjë e mosfunksionimit të demokracisë, por alarm për prirje autokrate apo diktatoriale të qeverive. Nuk është vetëm çështja nëse dikush nga protestuesit është i kësaj apo asaj familje me kontribute historike. Përtej këtij relacioni me prirje mitizuese, është raporti pushtet – dhe botë e ardhshme shkencore. Studentët janë perspektiva e përhershme e gjenerimit të situatave të reja, të kodeve të reja dhe sistemeve të reja…

…. Pra, degradimi i vlerave etike dhe profesionale ka arritur në këtë pikë, sa këta intelektualë të papjekur mund të luajnë nëpër kazino, dhe njëkohësisht mund të merren edhe me krime të rënda dhe sërish të mbesin profesorë universitarë. Ndërkohë, që këtij tmerri kur i shtohet gjithë ai numër i madh politikanësh, që vetëm në saje të politikës morën thirrje shkencore dhe sot janë ligjërues. Njëri prej tyre tashmë më i përfoluri, për shkak të reputacionit të ulët intelektualë është Jakup Krasniqi, i cili veç tjerash ka marrë edhe të drejtën e ligjërimit në histori, duke thyer të gjitha barrierat ligjore apo statutare të UP-së, ndërsa pas tij radha është tepër e gjatë, sikurse ish kryeministri Bajram Kosumi, ish ministri Bujar Dugolli, ish ministri Ethem Çeku, këta të fundit bile tashmë kanë marrë pozita udhëheqëse duke u bërë dekan


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test